Ish-diplomati amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer, ka reaguar ashpër ndaj një propozimi në Serbi për ndarjen e Kosovës. Serwer e ka quajtur të turpshëm që një propozim për t’ia dhënë Serbisë katër komunat veriore të Kosovës, vjen nga avokues të ideve evropiane dhe pro NATO.
Për më tepër, Serwer ka thënë se drejtuesja e Qendrës për Studime Euroatlanike, Jelen Miliq është përpjekur t’ia bëjë qejfin Vuçiqit dhe me propozimin e pamenduar mirë ta kthejë Ballkanin në kaosin e nacionalizmit etnik.
“U përpoqa të mos humbas kohë për ta komentuar thirrjen e CEAS për ndarjen e Kosovës dhe raportin e tyre ironikisht të titulluar West Side Story. Por, si duket, ideja e ndarjes duket se nuk do të vdesë kurrë” ka shkruar Serwer në blogun e tij. Ai ka akuzuar direkt Beogradin se është duke i fryrë idesë.
Serwer ka reaguar kundër ndarjes edhe pas deklaratave të Ambasadorit amerikan në Prishtinë Greg Dealwie duke thënë se nuk ka ndryshuar pozicioni amerikan, por pas kësaj ka theksuar se “disa miq të mi privatisht më kanë thënë se diçka po zihet”
Më pas, ai ka komentuar propozimin si një përpjekje e dukshme për ta kënaqur Perëndimin në raport me Vuçiqin, duke ia lënë në duar “NATO-s të udhëheqë përpjekjen për t’ia dhënë atij Kosovën Veriore si një kompensim për normalizimin e raporteve me Prishtinën”.
Ish-diplomati amerikan këtë dokument të prezantuar në Beograd e quan si një koncept jomeritor dhe të dështuar strategjikisht
Ai më pas konstaton se propozimi serb parasheh vetëm inkorporimin e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në Serbi, pa asnjë këmbim me pjesët e banuara me shqiptarë ne Serbinë jugore.
Duke komentuar më tej propozimin për ndarjen territoriale të e pakompensuar të Kosovës të përshkruar si një “Koncesion i vogël ndaj autoritetetve” në Beograd, sipas Serwer CEAS është i paqartë se çfarë do të merrte prapa Kosova.
Serwer thotë se Putin do ta përdorte “korrigjimin “ e kufirit si një argument që do t’ia justifikonte aneksimin e Krimesë, sikur që e ka përdorur Kosovën edhe më parë për ato që ka bërë.
Propozimi serb, sipas Serwer, i injoron risqet gjeopolitike që involvohen me propozimin për ndarjen e Kosovë duke pretenduar se ato janë të vogla.
“Po ashtu nuk ofron fare diskutim për mundësinë që Republika Srpska duke ndjekur shembullin e Kosovës Veriore ta shpallë pavarësinë, e as mundësinë që nacionalistët shqiptarë t’i ndjekin serbët që jetojnë në pjesën jugore të lumit Ibër dhe në këtë mënyrë t’i krijojnë kushtet për formimin e Kosovës së madhe apo Shqipërisë së Madhe, pastaj implikimet në Gjeorgi, Oseti Jugore dhe Abkhazi apo në Moldavi dhe Transdnjesti, pasojat në krime, Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës” shkruan ai, transmetojnë mediat.
“Mund të shkojë edhe më tej në terren në kurdistan të Irakut apo Tibet por kjo mjafton që të të bëhet me dije se NATO do ta marrë këtë propozim vetëm si një përpjekje për t’ia bërë qejfin Vuçiqit”, shton ai.
Më pas ai godet hartuesit e propozimit.
“Është një shenjë dobësie dhe dëshpërimi që ata që avokojnë pro NATO’s në Serbi të dalin me një propozim të menduar varfërisht. Kështu që me lejoni t’u ndihmojë” shkruan Serwer.
Ish –diplomati amerikan argumenton duke dhënë një varg arsyetimesh pse nuk do të ndodhë ndarja e Kosovës.
“Vetëm ata që janë sovran mund të ndajnë territor. Serbia duhet ta njohë dhe të vendos marrëdhënie diplomatike para se Kosova dhe Prishtina mund të negociojnë çfarëdo ndryshimi të kufirit. Kjo ështrë diçka që Presidenti Thaçi dhe Vuçiq e dinë. Prishtina nuk do të pajtohet pa i marrë shqiptarët e Serbisë Jugore si këmbim. Çfarëdo ndarje, me ose pa këmbim, do t’i rrezikojë serbët dhe monumentet religjioze në Jug të Ibrit. Vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të kundërshtonin një këmbim të tillë për shkak të rrezikut me të cilin mund të përballet komuniteti serb dhe monumentet religjioze në përgjithësi dhe për shkak të pasojave irredentiste në Bosnjë, Shqipëri dhe Maqedoni dhe agresionit rus në Gjeorgji, Moldavi dhe Ukrainë. West Side Story është një përpjekje e turpshme për ta futur NATO-n në një propozim nga i cili do të fitonte Rusia, do të prishte kohezionin në NATO dhe do të fuste Ballkanin dhe vendet përtej edhe një herë në kaosin nacionalist etnik. Jo faleminderit”, thekson ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka e Kongresit në SHBA fillojnë bashkëpunimin ndërkombëtar në shkëmbimin e materialeve
VLEN: Kemi rritur buxhetin për efikasitet energjetik në konvikte, po përmirësojmë jetën studentore
Autobusi nga Kosova u aksidentua në Kroaci, kompania jep detaje
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin