Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka zhvilluar një studim hulumtues mjaftë interesant në Kosovë ku ne theks të veçantë ka pas investitorët e huaj e sidomos mes atyre që vinë te vizitojnë Kosovën për mundësin e investimeve dhe atyre që ikën dhe ndalen për te investuar në vendin tonë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se një studim i tillë u zhvillua për herë të parë në Kosovë dhe AKB është e kënaqur që arriti të realizoj këtë projekt me sukses por është e shqetësuar me të gjeturat e këtij studimi hulumtues.
“Nga viti në vit ka pas përmirësime të dukshme në politika fiskale por jo të mjaftueshme dhe kjo me së miri dëshmohet me të gjeturat e këtij studimi për te cilat investitorët kanë paraqit vërejtjet e tyre në aspekt legjislativ dhe jo legjislativ. Si do që të jetë se a me shumë kanë të drejt investitorët qe ankohen apo institucione e vendit qe lavdërohen një gjë është e sigurt se Kosova ka pak investitorë të huaj, pak brende te njohura e me pak korporata të huaja te fuqishme që përmirëson imazhin ton në të gjitha fushat ekonomike, politike kulturore e sportive”, tha ai.
Sipas Shahinit, Kosova ka shumë pasuri natyrore e potenciale humane individual dhe politik e që këto dy të para nuk mund të ecin me hapa të përshpejtuar nëse nuk kanë mbështetje apo interes politik gjë që kjo paraqitet si pengesë edhe për ecje drejt finalizimit të arritjes së suksesit investiv.
“Nga viti 2016/17/18 Kosova është duke u përball me probleme politike siç janë Demarkacioni, Liberalizimi i Vizave, Ushtria e Kosovës, Asociacioni i Komunave serbe dhe Dialogu i drejt për drejt me Serbin duke mos i përmend problemet e brendshme të politikës që gjithë këto e kanë lën ekonomin si problem sekondar a në fakt problemi primar është zhvillimi ekonomik i vendit”, tha i pari i AKB-së.
Gjithë kjo ka bërë që investitorët e huaj të vinë në Kosovë më shumë si turistë se sa si investitor kurse ne kemi nevojë për te gjithë por jo investitorët të vinë njëherë e të ikin e mos të vinë më as si vizitor apo turistë.
Shahinin potencoi se vitin e kaluar nga të gjithë ata që kanë ardhë për të vizituar Kosovën për mundësi të investimeve vetëm 2% kanë mbet këtu, 4% janë duke i shqyrtuar mundësin kurse 94% janë deklaruar që nuk vinë në Kosovë apo kanë gjete mundësi më të mira në vendet tjera.
Deklarimet e tyre pse nuk vinë në Kosovë janë të ndryshme por paraqiten në 10 pengesa:
1. Nuk ka siguri për investime,
2. Mungon mbështetja institucionale e parimeve biznisore,
3. Burokracia dhe korrupsioni administrativ,
4. Kyçja në infrastrukturën fizike të shtrenjta,
5. Lejet për ndërtim që zvarritjet e tyre një e më shume vite me korrupsion,
6. Ngarkesat fiskale të menjëhershme dhe jo të lira,
7. Mbështetja financiare e shtrenjtë,
8. Mos gjetja e partnerëve vendor të besueshëm,
9. Tregu i vogël
10. Parcela për të blerë të shtrenjta.
Por, ku kanë shkuar këta investitorë ata deklarohen në Serbi 35%,Maqedoni 25% Shqipëri 15% Male të zi 10% BiH 5% kurse rreth 10% nuk janë deklaruar.
Të gjitha këto tash nuk janë më problem vetëm për investitorët e huaj por edhe atë të vendit ku disa nga këta po dalin jashtë për të zgjeruar aktivitete e tyre dhe mundësitë më të lira për investim.
Suat Berisha, Nënkryetarë i AKB-së tha se Kosova ka disa ligje të mira por jo te zbatueshme duke u referuar në Ligji për Investime Strategjike i cili Kosovës deri tash nuk i ka sjell asgjë dhe si pasoje e saj shumë investitor siç u ceken me lart kanë ikur ne vende te tjera te regjionit.
Ndërsa Bashkim Osmani, Nënkryetarë i AKB-së tha se Kosova duhet të ndryshoj qasjen ndaj të gjithë investitorëve dhe gjej mënyra ti josh ata për ndryshe gjërat mund të keqësohen edhe më shumë kurse mundësitë janë që Kosova të jetë Lider në Ballkan sepse disa vende të regjionit po ofrojnë subvencione për punëtorë e rinj deri në tri vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje