LAJMI I FUNDIT:

Ulen shpagimet për harxhimet e rrugës për deputetët në Maqedoni

Ulen shpagimet për harxhimet e rrugës për deputetët në Maqedoni

Deputetët në Maqedoni do të marrin shpagim më të ulët për harxhimet e rrugës, pasi sot në Kuvend me 76 vota “pro” dhe një “të përmbajtur” u votuan ndryshimet në Ligjin për deputetët.

Me këto ndryshime në vend të 30 për qind për çdo kilometër të kaluar nga çmimi i naftës për një litër, deputetët do të marrin 20 për qind për kilometrat që kalojnë për të ardhur në punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas ndryshimeve, deputetëve ju mundësohet edhe shpagim për blerjen e banesave në Shkup. Konkretisht, deputetët që jetojnë nga 100 kilometra larg Kuvendit, ju ngelet mundësia për blerje të banesës, me të drejtë vetëm për katër udhëtime në muaj.


Para votimit deputetja e OBRM-PDUKM-së, Liljana Zaturoska, tha se edhe me këto ndryshime është keqpërdorur flamuri evropian, por shtoi se deputetët grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së do të mbështesin këto ndryshime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Kosova jep tri sqarime për mbylljen e strukturave paralele

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Mbyllja e institucioneve paralele serbe, reagojnë Italia dhe Franca

Lajme
Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Edhe Britania reagon për strukturat paralele: Të jenë në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës

Lajme
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse

Lajme
Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Pas ngritjes së aktakuzës, vëllai i Liridona Ademajt: Presim dënim me burg të përjetshëm për të akuzuarit

Drejtësi
Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliardë euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme
Kalo në kategori