Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e paralajmëroi presidentin e Iranit, Hassan Rohani, që “kurrë të mos e kërcënojë SHBA-në”, në të kundërtën, shtoi Trump, ai do të përballet me pasoja që
pak kush në histori i ka vuajtur më parë”.
Trump i bëri këto komente në Twitter, pak orë pasi Rohani e paralajmëroi Trumpin kundër ndjekjes së politikave armiqësore ndaj Teheranit.
“Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, citoi agjencia iraniane e lajmeve Rohanin.
“Ne nuk jemi më vend që do të qëndrojë ulur përballë fjalëve tua për dhunë dhe vdekje. Jini të kujdesshëm”, tha në anën tjetër Trump, përcjell rel.
Më herët, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një fjalim në Kaliforni, i cilësoi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe liderët e tjerë islamikë fetarë në qeverinë teokratike si “njerëz të shenjtë hipokritë”.
Pompeo gjithashtu sulmoi Rohanin dhe ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, të konsideruar nga shumë njerëz si “të moderuar”.
“E vërteta është se ata janë vetëm burra të ngjyrosur që shërbejnë për mjeshtërinë ndërkombëtare të Ajatollahut. Marrëveshja e tyre bërthamore nuk i bëri ata të moderuar. Ajo i bëri ata ujqër me veshjen e deleve”, tha Pompeo.
Pompeo u zotua po ashtu se Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë dhe do ta rrisin presionin diplomatik, ushtarak dhe financiar kundër, siç u shpreh, Qeverisë “mafioze” të Iranit.
Administrata e Shteteve të Bashkuara është duke bërë presion mbi Teheranin qëkur Trump, në muajin maj, e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksione kundër Iranit.
Marrëveshja me gjashtë fuqi botërore i dha Iranit lehtësim nga sanksionet, në këmbim të kufizimit të programit të tij bërthamor.
Të tjerët që nënshkruan paktin – Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina – janë zotuar se do të mbeten në marrëveshje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A