LAJMI I FUNDIT:

Nesër votohet në lidhje me vendimin e Rikallos për shkarkimin e Hajdarit

Nesër votohet në lidhje me vendimin e Rikallos për shkarkimin e Hajdarit
Nenad Rikalo dhe kryeministri Ramush Haradinaj

Pika e fundit e rendit të ditës së seancës plenare që do të mbahet nesër në kuvendin e Kosovës prasheh edhe votimin e propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad  Rikallo, ka shkarkuar drejtorin e Agjencisë për Zhvillimin e  Bujqësisë Elhami Hajdari.

Ai përmes një deklarate për media ka sqaruar arsyet e shkarkimit të Hajdarit. Rikallo ka thënë se arsyeja e vendimit lidhet me çështjen e korrupsionit.


“Arsyeja e këtij vendimi lidhet me çështjen e korrupsionit. Unë nuk mund të toleroj të vazhdoj në këtë mënyrë që të shkatërroj imazhin e Ministrisë së Bujqësisë. Zotëria në fjalë për një kohë të gjatë është nën hetime nga policia dhe prokuroria dhe nga ky pozicion, si Drejtor i Agjencisë, ai nuk mund të ushtroj presion në proceset e hetuesisë”, kishte thënë ministri nga radhët e Listës Serbe Nenad Rikallo.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori