LAJMI I FUNDIT:

Në Graçanicë është gjetur një person pa shenja jete

Në Graçanicë është gjetur një person pa shenja jete

Një person nga komuniteti serb është gjetur pa shenja jete në Graçanicë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00, dhe në Polici është raportuar nga një serb tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe nga ekipi mjekësor është konfirmuar se viktima nuk ka shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/