LAJMI I FUNDIT:

Brendi ‘Mini’, vë në shitje më se 100 gjësende të frymëzuara nga kjo makinë (Foto)

Brendi ‘Mini’, vë në shitje më se 100 gjësende të frymëzuara nga kjo makinë (Foto)

Po që se e pëlqeni shumë brendin Mini, atëherë është e pamundur të mos i pëlqeni këto gjëra të frymëzuara nga kjo makinë

Marka Mini, është një ndër më atraktivet në industrinë e automobilizmit, transmeton Telegrafi. Kjo jo vetëm se ofron transmision manual në çdo model të ri, por se ky prodhues britanik ofron modifikime të pafund, në makinat e tij ultra-luksoze.


Mini i ofron klientëve të shprehen në mënyrën në të cilën duan, andaj ua kthen në realitet të gjitha dëshirat, plan i cili do të rritet në masë të madhe ë periudhën 2018 – 2020.

Derisa më herë prodhuesit automobilistik ofronin orë dore, karrige për zyre, apo çanta luksove, Mini ka shkuar një hap përpara duke ofruar 100 produkte të ndryshme.

Skatebord, valixhe, peshqir, apo biçikletë fëmijësh, janë disa nga gjësendet që mund t’i blini me logon e Minit, që prej këtij muaji. Në pamundësi t’ju sjellim të gjitha gjërat që janë në dispozicion, më poshtë mund të shihni vetëm disa prej tyre. /Telegrafi/