Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Bejtush Gashi po qëndron në një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku bashkë me homologun e tij Fatmir Xhafaj, kanë nënshkruar protokoll bashkëpunimi gjatë sezonit turistik veror në pikat e kalimit kufitar në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Sipas një komunikate të MPB-së, nënshkrimi i këtij protokolli është bërë me synim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, zbatimin e legjislacionit në fushën e kontrollit kufitar dhe për të forcuar bashkëpunimin midis policive të të dyja vendeve nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta.
“E falënderova Ministrin Xhafaj për mikpritjen dhe diskutuam për tema të interesit të përbashkët, për mbarëvajtjen e sezonit veror për faktin se siguria është parakusht që njerëzit të jenë të lirshëm dhe të kalojnë pushimet sa më mirë. Gjithashtu në interes të diskutimit ishte sfida me të cilin lidhen të dy shtetet për parandalimin e rreziqeve dhe fenomenit me theks të veçantë të terrorizmit dhe krimit të organizuar. Për parandalimin e këtyre fenomeneve, ne si dy shtete, kemi një bashkëpunim i cili duhet intensifikuar dhe të reagojmë në kohë dhe të ndikojmë që këto fenomene të zvogëlohen. Të dy shtetet deri tani kanë mposhtur rreziqet që ka në këtë drejtim, kemi qenë të suksesshëm. Megjithatë kjo nuk na bën të ndihemi të relaksuar karshi rreziqeve që mund të vijnë. Trajtova dhe fenomenin e lëvizjeve të mundshme të emigrimit të paligjshëm ku rajoni jonë është i prekur, si fenomen që tërheq pas vetes dhe probleme sociale dhe problemin e inkriminimit të grupeve terroriste që mund të jenë të infiltruar në këtë lëvizje dhe në këtë drejtim. Shprehëm mundësi dhe kapacitetet që kemi, që të përgjigjemi karshi këtyre fenomeneve.” u shpreh ministri Gashi.
Gjithashtu, Gashi potencoi se bashkëpunimi mes dy ministrive përkatësisht agjencive do të intensifikohet.
“Besoj fort që midis dy Ministrive dhe dy Policive tona, do të vazhdojë të ketë një bashkëpunim më intensiv në interes të popujve tanë, në interes të të gjithë shqiptarëve, në interes të sigurisë së vendeve tona, të rendit, qetësisë që iu ofrojmë njerëzve tanë, në dy anët e kufirit. U dakorduam për të pasur një axhendë të përbashkët bashkëpunimi në muajt në vijim.” – tha ministri Xhafaj.
Duke u bazuar në protokollin në fjalë, kontrolli kufitar do të kryhet sipas drejtimit të lëvizjes, ku punonjësi i policisë shqiptare kryhen regjistrimin në dalje të territorit të Republikës Shqipërisë dhe punonjësi i policisë kosovare kryen regjistrimin në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës dhe anasjelltas.
Procedurat e përbashkëta mund të ndryshojnë ndërmjet negociatave dhe me miratim të ndërsjellët midis palëve.
Gjatë zbatimit të këtyre procedurave të kontrollit të përbashkët, zyrtarët policorë do të mbajnë lista e përpunimit të automjeteve me procedurë të lehtësuar, ku do të shënohet vetëm targa e mjetit dhe numri i personave që janë në mjet në momentin e kalimit të kufirit, përcjell Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe