LAJMI I FUNDIT:

Ish-kryetari i BIK-ut në Kaçanik arrestohet në Turqi, mbahet në paraburgim për katër ditë

Ish-kryetari i BIK-ut në Kaçanik arrestohet në Turqi, mbahet në paraburgim për katër ditë

Ish- Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj është arrestuar nga autoritetet turke në Turqi.

Lajmin për arrestimin e Nezirajt, e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Në një përgjigje për ‘Kallxo.com’ ai ka thënë se janë të njoftuar për arrestimin e tij, ndërsa nuk ka dhënë detaje se cila ishte arsyeja e arrestimit.


“Po rasti është i njohur për ne, qytetari i Kosovës Florim Neziraj nga Komuna e Kaçanikut. Florimi ka qenë në paraburgim për 4 ditë në Antalia, pastaj është liruar dhe i’u kanë kthyer te gjitha dokumentet. Ne jemi në kontakt me zotëri Nezirajn”, tha Pacolli.

I kontaktuar nga kallxo, ish-kryetari i BIK-ut në Kaçanik, Florim Neziraj, ka mohuar të jetë arrestuar.

“Jam në Antalia me vëllezërit në pushime. Nuk jam arrestuar, nuk është e vërtetë”, tha Neziraj.

Ndërkaq, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Jashtme e kanë konfirmuar ndalimin e një shtetasi të Kosovës më 6 Korrik në Turqi, por nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme në lidhje me rastin.

“Ne kemi informacione se me datën 6 Korrik është ndaluar një shtetas i Kosovës në Turqi. Do të veprohet në pëputhje me përgjegjësitë dhe detyrimet Ligjore”, ka thënë një zyrtar nga MPJ.

Kryetari i Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj ishte shkarkuar nga pozita pasi lejoi që në xhaminë kryesore të qytetit të lajmërohet vrasja e liderit kosovar të grupit terrorist ISIS, Lavdrim Muhaxheri.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori