Nga Britania e Madhe në Letoni duke kaluar nga Gjermania, veriu i Evropës po përshkohet nga një valë e të nxehtit ekstrem dhe thatësirë me një shtrirje të pazakontë, duke shkaktuar vatra të shumta zjarri dhe kthyer në burim shqetësimi për fermerët për sa i përket të korrave të ardhshme.
Në Saksin-Anhalt në pjesën qendrore të Gjermanisë u regjistrua në fillim të muajit në një rajon me pyje vatra më e madhe e zjarrit në 18 këto vitet e fundit, ku u shkrumbuan rreth 80 hektarë pyje. Gjithë rajonet lindore si dhe një pjesë e veriut të Gjermanisë janë të kërcënuara nga fillesat e zjarreve për shkak të mungesës së shiut prej disa javësh.
Shërbimet meteorologjike parashikojnë temperatura rekord për të premten që mund të arrijnë, ose të tejkalojnë në disa zona të 34 gradë Celsius, ndërsa vala e të nxehtit pritet të vijojë edhe në javët e ardhshme.
Në Poloni janë rreth 91 000 ferma, 1,5 milionë hektarë tokë që janë goditur nga një thatësirë e paprecedentë, sipas Ministrisë së Bujqësisë. Duke i përshkruar si humbje kolosale, Varshava i kërkoi BE-së një ndihmë financiare.
Në Letoni dhe Lituani fermerët po vuajnë gjithashtu një thatësirë të zgjatur, më e dëmshmja prej disa dekadash, sipas drejtuesve lokalë.
Letonia shpalli në muajin qershor gjendjen e katastrofës kombëtare në sektorin e bujqësisë, dhe i kërkoi BE-së që t’u ofrojë fermerëve subvencione para afatit të parashikuar. Në perëndim të vendit, një zjarr masiv çoi të mërkurën në evakuimin e një fshati, dhe forcat zjarrfikëse po luftojnë edhe sot për normalizimin e situatës.
Në perëndim të Evropës, Britania e Madhe mund të përjetojë një verë rekord nëse temperaturat vijojnë të mbeten mbi mesataren, sipas Met Office, shërbimi kombëtar i parashikimit meteorologjik.
Vendi ka regjistruar vetëm 47 milimetra shi mes 1 qershorit dhe 16 korrikut, një shifër e njëjtë me verën më të thatë të vitit 1961. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo – video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe