Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli priti të premten në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Në takim u diskutua për marrëdhëniet që Kosova dhe Maqedonia kanë ndërtuar ndër vite, si dhe për mundësinë e avancimit të tyre në të gjitha sferat e bashkëpunimit, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
Kryeparlamentari Veseli theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të kultivuar më tej frymën e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Maqedoninë, në funksion të fqinjësisë së mirë dhe synimeve të përbashkëta euro-atlantike.
Veseli shprehu besimin se liberalizimi i vizave për Kosovën, zgjidhja e çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe shumë sfida tjera që tashmë po gjejnë zgjidhje, janë sinjal i mirë për të ardhmen evropiane të Ballkanit.
Po ashtu, kreu i Kuvendit tha autostrada “Arbën Xhaferi” e cila lidh Prishtinën dhe Shkupin, do ta lehtësojë komunikimin e qytetarëve dhe shkëmbimet tregtare, ndërsa theksoi nevojën që edhe Maqedonia të përfundojë pjesën e saj.
Nga ana e tij, kryediplomati i Maqedonisë, Dimitrov, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, theksoi nevojën e kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke iu dhënë një shtysë të fuqishme avancimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe ndërparlamentare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City