LAJMI I FUNDIT:

Roy: Luc Besson më përdhunoi në një hotel pasi isha alivanosur

Roy: Luc Besson më përdhunoi në një hotel pasi isha alivanosur

Aktorja franceze Sand Van Roy (27) ka akuzuar regjisorin francez Luc Bessonin për përdhunim seksual.

Aktroja franceze 27-vjeçare në një intervistë për Channel BFM tha se ngjarja ndodhi më 18 maj të këtij viti në një dhomë hoteli në Paris.


Policia e shtetit së këtij vendi ka njoftuar mediat përmes një e-mail se ka nisur tashmë hetimet ndaj drejtuesit 59-vjeçar.

“Kam pasur frikë se do të vdes. Aq shumë kam ndier dhimbje ditën e ardhshme sa që në një moment jam alivanosur. Kur është kaq e dhunshme, është përdhunimi. I bërtita, i thashë të ndalet, por ishte e kot. Ai më vuri në veprime seksuale të neveritshme. I thash se nuk dua ta bëjë një gjë të tillë. Ishte përdhunim”, tha Van Roy, e cila dyshohet se fshehurazi ishte në kontakt me Beson gjatë dy vjetëve të fundit.

Aktorja, e cila është shfaqur në dy nga filmat e fundit të Bessonit, raporti se ishte ndjerë keq pasi kishte pirë çaj dhe më pas kishte humbur ndjenjat, të cilën gjë e kishte shfrytëzuar regjisori.

Theksojmë se avokati i të akuzuarit, Tei Marembert ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se këto ishin fantazime të aktores së re. /Telegrafi/