“Unë jam president për asgjë në Mediaset. Jam jashtë Mediaset prej 18 vitesh”. Janë fjalë të Silvio Berlusconi të regjistruara fshehtas me një telefon në vitin 2011 nga njëra nga vajzat e ftuara prej tij në vilën Arcore në një nga festat e tij të shumta.
Në video dëgjohen kërkesat e shumta të vajzave për kontrata në televizion. Video është publikuar nga agjencia ANSA është realizuar diku nga mesi i 2011-ës dhe kur skandali “Ruby” kishte shpërthyer.
“Ishullin” nuk e bëri… edhe filmin që duhet të bëja me Massimo Boldi ia dhe asaj” – thotë njëra nga vajzat. Berlusconi i përgjigjet: “Nuk ia dhashë unë”.
Një tjetër vajzë e re, me shumë mundësi Marysthell Polanco thotë: “Unë një kontratë dua dhe kaq mjafton “papi”. Është ajo që me nevojitet… ti je kryeministri i Italisë, pronar i Mediaset”. Ai ia kthen:“E ke parë çfarë po më bëjnë? Kryeministrit të Italisë…”
“E kanë tentuar të gjitha. Vetëm unë mund të kem forcën për tu rezistuar situatave të tilla”.
Berluskoni pranon se vajzat e reja në vilën Arcore kanë tentuar në vazhdimësi të hyjnë në jetën politike, mediatike, drejtësi, pasuri madje dhe në marrëdhënie fizike.
“Më kanë vënë përballë 3 gjykatës komunistë. Tashmë kam zbuluar se 2 prej tyre shkruanin për “Lotta Continua” ku kanë bërë fjalime për të falimentuar” – thotë Berluskoni një fjali duke iu referuar procesit gjyqësor në gjykatën e Apelit të Milanos në korrik 2011 që e kishte dënuar kompaninë e tij Fininvest me 540 milionë. Më pas shton: “Kanë provuar gjithçka, por unë kam rezistuar pa u lëkundur”.
“Bëj diçka. Thuaji djalit tënd në Mediaset, thuaji diçka që të bëjë një bamirësi edhe pse na urren… nëse thotë nesër “dua atë vajzën të bëjë këtë program”.
Janë fjalët e Marysthell Polanco, njëra nga vajzat e ftuara shpesh në vilën Arcore. Ajo bën kërkesa të vazhdueshme për të hyrë në botën e televizionit. Silvio Berlusconi i shtrirë në divan dëgjon dhe ndoshta në vëmendje i vjen skandali “Ruby”.
Siç duket nga filmimi ai mundohet tu shpjegojë vajzave se nga marrëdhënia me të janë të njollosura.
“Unë jam, ai që jam goditur më shumë sepse pas një jete të kaluar me punë më kanë shkatërruar imazhin në botë. Sepse tashmë jam ai i “bunga bunga”. Gjithçka kam bërë si ekonomist, si politikan, madje kam shmangur edhe një luftë mes Rusisë dhe Gjeorgjisë” – e mbyll Berluskoni. /LAPSI.al/
https://www.youtube.com/watch?v=_Esi8SAZKqw
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump lirohet nga të gjitha akuzat në rastin me aktoren e filmave pornografike
Cilat shtete evropiane kanë përqindjen më të lartë të duhanpirësve?
Si zjarret në Kaliforni po theksojnë dallimet në qëndrime midis Trumpit dhe Bidenit
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Gjenerali ukrainas Sirsky: Në dhjetor, dronët tanë goditën 54 mijë objektiva në Rusi
Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025