LAJMI I FUNDIT:

British Council sjell PlayUK në Prishtinë

British Council sjell PlayUK në Prishtinë

Mbrëmë është bërë hapja e festivalit te filmit britanik, me emrin PlayUK Arcadia.

Të gjithë adhuruesit e filmit britanik do të kenë mundësinë të shohin shtatë shfaqje premierë të kinematografisë britanike në kuadër të PriFest-it në Prishtinë.


Hapja e festivalit u mbajt të mërkurën, me 18 korrik, në orën 18.00, në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Në hapjen e festivalit publikut i’u adresua Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell, ndërsa programi filmik i PlayUK filloi me filmin ” Ndeja’’ (The Party) nga regjisorja Sally Potter.

Projekti PlayUK i Këshillit Britanik, i cili bashkon gjashtë qytete të Ballkanit Perëndimor, paraqet edicionin e këtij viti përmes festivalit të filmit PriFest që zhvillohet nga 17 deri më 22 korrik 2018 në Prishtinë.

PlayUK përqendrohet në promovimin e kinemasë britanike në rajon, andaj Këshilli Britanik iu bashkua PriFest-it, programi i të cilit për vitin 2018 fokusohet pikërisht në kinematografinë britanike.

Nën titullin PlayUK Arcadia 2018, në këtë festival Këshilli Britanik do të shfaqë shtatë filma me ndikim në Britaninë e Madhe, si dhe do të organizojë dy punëtori me ekspertë të shquar britanikë të botës së kinematografisë.

Filmat e përzgjedhur për këtë qëllim kanë lënë shenjë në festivale ndërkombëtare dhe mes publikut global. Këta filma për shfaqin prirjet më të fundit në kinematografinë britanike dhe Këshilli Britanik është krenar që do t’ua paraqesë të a pasionuarve të kinematografisë në Prishtinë.

Filmat e përzgjedhur titullohen: “Yjet e kinemasë nuk vdesin në Liverpool” (Film stars don’t die in Liverpool), “Bisha” (Beast), “Ndeja” (The Party), “Anglia është e imja” (England is mine), “Arkadia” (Arcadia), “Apostazia” (Apostasy) dhe “Vendi i vetë Zotit” (God’s own country). Adhuruesit e filmave e filmave i ftojmë të lexojë sinopset dhe kritikat online.

PlayUK Arcadia 2018 përmban edhe dy punëtori të lidhura me kinematografinë, si pjesë e programit të PriFest 2018. E para është një punëtori dy-ditore për kinematografë, arkitektë, muzikantë elektronikë dhe artistë vizualë, me fokus në kurbën e të mësuarit të programit Unity.

Unity është softueri i preferuar i përdorur nga shumica e krijuesve të realitetit virtual, pasi u mundëson të prodhojnë përmbajtje brenda-zhytëse për qëllime të ndryshme.

Seminari do të udhëhiqet nga Simon Wilkinson, i përshkruar nga CINEUROPA Magazine si një prej emrave më të shquar në Evropë kur flitet për realitetin virtual. Punëtoria tjetër do të zgjasë 2 ditë dhe do të përqendrohet në të shkruarit e skenarit, një element kyç në prodhimin e filmit.

Punëtoria do të drejtohet nga Clare Downs, skenariste dhe konsulente, si dhe ligjëruese në Shkollën Kombëtare të Filmit dhe Televizionit të Mbretërisë së Bashkuar dhe në Departamentin për Skenaristë të Universitetit De Montfort.

PlayUK është platformë e programeve të artit të Ballkanit Perëndimor që synon të përkrahë dhe të zhvillojë sektorin audio-vizual në rajon. Përmes krijimit të lidhjeve ndërmjet profesionistëve nga Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, ky program përkrah transferimin e njohurive dhe shkathtësive në fushat e realitetit virtual, realitetit të shtuar, efekteve vizuale dhe animacionit, duke krijuar një urë lidhëse unike mes krijuesve dhe sektorit të TIK-ut.

PlayUK Arcadia 2018, me programet e veta të ndryshme në lidhje me kinematografinë britanike, po zhvillohet edhe në Shkup, Sarajevë, Beograd, Podgoricë dhe Tiranë. /Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori