LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria trajnon punëtoret për përdorim të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve

Prokuroria trajnon punëtoret për përdorim të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve

Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Prokurori i Shtetit ka organizuar një punëtori dyditore për zbatimin e Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në të cilën janë të pranishëm edhe anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Kryeprokurori dhe prokurorët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, prokurorët ekspertë të Projektit “SMIL” dhe menaxhmenti i Sekretariatit të KPK-së.

Gjithashtu në këtë trajnim po marrin pjesë edhe bashkëpunëtorët profesionalë, zyrtarët ligjorë dhe referentët e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, me qëllim të përgatitjes së tyre si trajnerë, të cilët janë të obliguar që ta trajnojnë stafit administrativ dhe prokurorët e Departamentit të Përgjithshëm dhe Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, i cili planifikohet të fillojë në muajin gusht 2018, përcjell Telegrafi

Krerët e pranishëm të sistemit prokurorial, kanë vlerësuar se kjo punëtori ka efekt të madh kur dihet se një ndër shtyllat e reformave të sistemit prokurorial është edhe digjitalizimi i punës së prokurorive, më të cilin do të rritet efikasiteti i punës dhe do të mundësohet një menaxhim më i mirë i resurseve të përgjithshme, ngaqë puna manuale do ta zëvendësohet me punën përmes sistemit elektronik.


Projekti SMIL mbështetet nga Ambasada e Norvegjisë në Prishtinë për përgatitjen digjitalizimit të procesit të punëve në sistemin e drejtësisë kosovare.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori