LAJMI I FUNDIT:

Euro dhe dollari amerikan po tregtohen qëndrueshëm

Euro dhe dollari amerikan po tregtohen qëndrueshëm

Valuta euro po tregtohet qëndrueshëm në nivelin 1.1650 dollarë amerikan, pasi ishte në nivelin më të ulët në më shumë se dy javë.

Dollari u mbajt i fortë kundër valutave të tjera, mbështetur nga komentet e kryetarit të Rezervës Federale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jerome Powell, i cili afirmoi pritjet për të paktën dy rritje të normës së interesit këtë vit. Në dëshminë e Kongresit, Powell, tha se besonte se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin për vite me radhë të rritjes së qëndrueshme dhe me kujdes ulën rreziqet ndaj ekonomisë amerikane të një konflikti tregtar në rritje, përcjell Telegrafi.

Të dhënat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës treguan dje se lejet e ndërtimit ranë 2.2 për qind në një normë prej 1.27 milion njësi në qershor. Strehimi pësori rënie prej 12.3 për qind në një normë vjetore të rregulluar sezonalisht prej 1.17 milion njësi në muajin e kaluar.


Në Evropë, leximi i dytë tregoi se inflacioni vjetor në Eurozonë në muajin qershor u rrit në 2 për qind. Inflacioni bazë ishte 0.9 për qind, më i ulët se vlerësimet e mëparshme prej 1 për qind. /Telegrafi/