Maqedonia dhe Estonia bisedojnë për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski realizoi takim pune me ministrin për Administratë Publike të Estonisë, Janek Magi, në kuadër të konferencës ndërkombëtare për partneritet të hapur qeverisës në Tiblisi.
Në takim u bisedua për procesin e digjitalizimit të Estonisë dhe përvojat pozitive të cilat mund të transferohen në Maqedoni. Në këtë kontest të dy ministrat shikuan mundësinë e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim në mes Maqedonisë dhe Estonisë.
Siç tha Mançevski, ekspertizën që e posedon Estonia, mund të shërbej si shembull dhe motivim për digjitalizimin në Maqedoni.
Siç vlerësoi Mançevski,” Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe Qeveria punojnë në atë që Maqedonia sipas shembullit të Estonisë të jetë IKT destinacioni i ardhshëm në Evropë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251