LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi amerikan kishte ecur mbi 20 milje për të shkuar në kohë në punën e re, kur e kupton shefi i tij e shpërblen me një veturë të re (Video)

Nxënësi amerikan kishte ecur mbi 20 milje për të shkuar në kohë në punën e re, kur e kupton shefi i tij e shpërblen me një veturë të re (Video)

Nxënësi i një shkolle të mesme në Alabama të SHBA-ve të cilit i është shkatërruar shtëpia nga uragani Katrina, është shpërblyer me një veturë te re, kur pronari i kompanisë ku ai punon e kuptoi se ai kishte ecur mbi 20 milje për të arritur në kohë në vendin e tij të ri të punës.

Walter Carr shpërtheu në lot kur Luke Marklin, drejtori ekzekutiv i Bellhops, ia dhuroi çelësat e veturës Ford Escape prodhim i vitit 2014, transmeton Telegrafi.


Marklin ishte prekur aq shumë nga historia e punëtorit të tij të ri, dhe përkushtimi që të arrijë në kohë në vendin e tij të ri të punës.

Carr ishte nisur me veturën e tij për në punë kur ajo iu prish dhe e la në gjysmë të rrugës, kështu për të mos e humbur vendin e punës dhe për të arritur në kohë, ai eci mbi 20 milje.

Rrëfimi i tij është konfirmuar edhe nga policia të cilët e kishin gjetur në orën 4 të mëngjesit duke ecur në skaj të rrugës. Ata ishin ndalur për ta pyetur nëse është gjithçka në rregull, dhe aty ua kishte bërë me dije se po ngutej që të mos u vononte në punën e re.

Zyrtari policor Mark Knighten kishte mbetur i habitur me përkushtimin e tij, sa që së bashku me kolegët e tjerë që ishin në patrullë i ofruan mëngjes falas në një lokal.

Disa orë më vonë historinë e tij e kuptoi edhe shefi i ri i cili, i bëri një befasi të këndshme – i dhuroi një veturë të re me të cilën do të mund të shkoj në punë pa ndonjë problem. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Sullivan thotë se ndihma ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë një kundërofensivë në vitin 2025

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”

IDF-ja urdhëron evakuimin e 100 mijë civilëve nga lindja e qytetit Rafah, për shkak të një “operacioni të kufizuar”

Azia
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Kalo në kategori