LAJMI I FUNDIT:

Albërie Hadërgjonaj flet për karrierën dhe pendimet në jetën e saj

Albërie Hadërgjonaj flet për karrierën dhe pendimet në jetën e saj
Foto: Albërije Hadërgjonaj/Instagram

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina” në TV Klan.

Ajo foli fillimisht rreth më të rejave në karrierën e saj, ku përveçse këngëtare, ajo tanimë është edhe agjente shitjesh në Amerikë.

https://www.instagram.com/p/Bk8SdOonXPP


Duke qenë se pamja është një prej pjesëve më të rëndësishme, Hadërgjonaj foli me humor rreth disa ndërhyrjeve të vogla që ka bërë në fytyrën e saj.

Ndër të tjerash, ajo përmendi hundën, duke thënë me humor se e ka bërë si pinoku, ndërsa bëri thirrje që për të gjithë ata që duan të bëjnë ndërhyrje, duhet të zgjedhin me kujdes mjekët me të cilët duan të bashkëpunojnë.

Albërie Hadërgjonaj shënon sukses me klipin e ri
Lexo po ashtu Albërie Hadërgjonaj shënon sukses me klipin e ri

“Njerëzit e kanë komentuar pamjen time shumë dhe kanë të drejtë. Unë kam patur një hundë të bukur, ka qenë pak e gjatë, por në rini njeriu gabon. Po ta kisha ende atë hundë do isha me fat, do isha në karakter. Tani nuk kanë faj që thonë se janë bërë të gjitha njësoj, buzë e hundë të gjitha njësoj, por unë e kam zgjatur pak si pinoku më duket. Për të bërë ndërhyrje duhet të shkojmë tek mjekë që janë të specializuar që e dinë se çfarë i shkon portretit tënd. Por tani kanë dalë shumë gjëra që të mund të ruhesh pak nga plakja”, ka thënë ndër të tjerash Albërije Hadërgjonaj.

https://www.instagram.com/p/Bjsem8JHGJB

Tutje, ajo tregoi se ndërhyrjen e parë e ka bërë në Shqipëri, ndërsa e pranoi se ishte gabim fakti që provoi diçka të tillë.

“Mua më vjen keq për ata që duan t’i bëjnë dhe s’kanë mundësi t’i bëjnë. Unë i bëj se më pëlqen. Është gabim, hunda ime duhet të ishte ashtu siç ka qenë, por nuk është keq tani, i kam bërë ndërhyrje të tjera në Amerikë, e kam mbushur pak. Ndërhyrjen e parë e kam bërë në Shqipëri. Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur të ndërhyjë në fytyrë”, ka përfunduar Hadergjonaj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

“Më thirri babai i saj” - Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother

Magazina
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Magazina
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Olsa Muhameti flet për Gjestin në BBVA: Po bën të njëjtën lojë si në Big Brother të Kosovës, ia nxorëm më të mirën

Magazina
Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori