LAJMI I FUNDIT:

BE përkrah zhvillimin e një sistemi të centralizuar të shënimeve penale në Kosovë

BE përkrah zhvillimin e një sistemi të centralizuar të shënimeve penale në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, së bashku me Këshillin Gjyqësor të Kosovës, do të fillojë zyrtarisht të martën, më 17 korrik 2018, në orën 14:00, në hotelin Swiss Diamond, procesin e digjitalizimit të shënimeve të dënimeve të vjetra në tërë Kosovën.

“Zbatimi i projektit për themelimin e Regjistrit kombëtar të centralizuar të shënimeve penale për Kosovë ka filluar në korrik 2017. Projekti përkrah strukturën ligjore dhe administrative të sistemit, shkallërritjen e bazës së të dhënave aktuale dhe digjitalizimin e rreth 250,000 dënimeve nga viti 1999 e në vazhdim. Projekti do të vazhdojë deri në qershor 2020 dhe ka një vlerë prej rreth 1.8 milion eurosh, me fonde shtesë të destinuara për blerjet e TI-së dhe pajisjeve të tjera.

Gjatë vitit të tij të parë të veprimit, projekti ka arritur të ndërtojë themelin e sistemit të ri dhe të përgatisë terrenin për procesin kompleks të digjitalizimit të të shënimeve të dënimeve të vjetra. Është hartuar dhe aprovuar një rregullore e re nga KGJK-ja dhe është zhvilluar një bazë e re e të dhënave. Së bashku me KGJK-në, projekti ka rekrutuar 50 nëpunës ligjorë që do të mbështesin personelin e gjykatave në regjistrimin e të dhënave të vjetra”, thuhet në njoftim.


Një sistem funksional i centralizuar i të shënimeve penale do të sjellë përfitime të shumëfishta për qytetarët e Kosovës dhe institucionet e sundimit të ligjit. Ai është një element thelbësor në një sistem të drejtësisë penale funksionale të çdo vendi.

Gjatë eventit, projekti do të paraqesë arritjet e deritanishme dhe do të përurojë zyrtarisht fillimin e procesit të digjitalizimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori