Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (SHSK), Sami Mazreku, së bashku me kryetaren e Shoqatës së Sigurueseve të Shqipërisë, Fitnete Sulaj, kanë nënshkruar të hënën në Tiranë një memorandum bashkëpunimi.
Marrëveshja e nënshkruar ka për qëllim mbrojtjen e interesit të kompanive të sigurimeve, promovimin e integritetit, stabilitetit dhe efikasitetit të Industrive të Sigurimit, si dhe vendosjen e formave të bashkëpunimit ndërmjet palëve për të përmirësuar veprimtarinë respektive të interesave që ato përfaqësojnë, mbi bazën e barazisë dhe të paanësisë.
Përmes këtij memorandumi palët do të punojnë së bashku për të identifikuar dhe adresuar asistencë trajnuese dhe teknike për të zhvilluar tregun e sigurimeve në Shqipëri e Kosovë.
Po ashtu përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit, palët do të zgjerojnë dhe lehtësojnë shkëmbimin e njohurive përmes seminareve, trajnimeve, konferencave, vizitave konsultative të ekspertëve të palëve përkatëse, shkëmbimin e praktikave të mira si dhe dokumentacionit përkatës.
“Gjatë diskutimit, përfaqësues të shoqatave nga të dyja shtetet kanë trajtuar për problemet më të cilat përballen kompanitë e sigurimeve si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Në veçanti gjatë takimit është diskutuar gjatë rreth numrit të madh të automjeteve që po lëvizin në komunikacion pa u siguruar, si në Republikën e Kosovës, ashtu edhe në atë të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.
Palët janë dakorduar mes vetë që gjatë ditëve në vijim, të intensifikojnë punët në këtë drejtim me qëllim të uljes së numrit të madh të automjeteve të paregjistruara e të pasiguruara, të cilat i shkaktojnë dëme të mëdha si institucioneve te të dyja shteteve, ashtu edhe Industrisë së Sigurimeve.
Po ashtu Mazreku ka njoftuar homologen nga Republika e Shqipërisë se për këtë çështje në fund të muajit korrik do të organizoj një konferencë në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues të Institucioneve të Kosovës, Industrisë së Sigurimeve, por edhe nga Shoqëria Civile.
Në anën tjetër, Kryetarja e Shoqatës së Sigurueseve të Shqipërisë e ka përgëzuar Mazrekun për angazhimin e vazhdueshëm që është duke e bërë.
Ajo po ashtu i ka ofruar përkrahje të plotë gjatë ditëve dhe muajve në vijim me qëllim të rritjes së bashkëpunimit.
Po ashtu, Mazreku e ka takuar edhe Ervin Koçi, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë, i cili ka falënderuar Mazrekun për angazhimin dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në rritjen e bashkëpunimit në mes të Industrisë së Sigurimeve të Republikës së Kosovës, si dhe atyre të Republikës së Shqipërisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Ujë Mokne vjen tek ju nga thellësia e Bjeshkëve të Istogut
Ndaç jetë si n'filma, bli apartament buzë detit në "Holiday In 2"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'