LAJMI I FUNDIT:

Bie dollari amerikan nga ritmi i rritje së interesit në SHBA

Bie dollari amerikan nga ritmi i rritje së interesit në SHBA

Euro të martën u tregtua pak më lartë duke kapur nivelin 1.173 dollarë.

Dollari amerikan fitoi terren kundrejt monedhave më të mëdha, mirëpo ra pasi që investitorët presin dëshminë e parë të kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell në Kongres për çdo gjurmë në ritmin e rritjes së interesit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Powell do të dëshmojë për ekonominë dhe politikën monetare para Komitetit të Bankingut të Senatit amerikan, pasuar nga një dëshmi në të njëjtën kohë të mërkurën në Komisionin e Shërbimeve Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve, përcjell Telegrafi.


Në SHBA, presidenti Donald Trump do të takohet me anëtarët e Kongresit, pasi shumë ligjvënës e kritikuan punën e tij gjatë takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin. /Telegrafi/