LAJMI I FUNDIT:

“Çënari” dhe Almeda realizojnë fotosesion në Shqipëri

“Çënari” dhe Almeda realizojnë fotosesion në Shqipëri

Tolgahan Sayisman duket se ka filluar të dashurohet edhe më tepër në shtetin shqiptar.

Brenda një periudhe një mujore, aktori turk që është i martuar me modelen tonë, Almeda Abazin, sërish ka qëndruar në Shqipëri.

Ai me këtë rast ka realizuar një fotosesion krahas bashkëshortes, me të cilën ka pushuar edhe disa ditë në plazhet tona fantastike.

https://www.instagram.com/p/Bj0Bn26HXUh/?taken-by=tsayisman

Aktori që njihet më mirë si “Çënari” së bashku me Almedën shihen tejet të lumtur gjersa pozojnë para aparateve fotografike.

Tolga kujtojmë se para një muaji ka marrë pjesë në spektaklin që e ka udhëhequr 26-vjeçarja, me të cilën edhe ka vallëzuar në shoun televiziv.

Almeda Abazi e "Çënari" të pakënaqur me trajtimin që iu bërën në Shqipëri
Lexo po ashtu Almeda Abazi e "Çënari" të pakënaqur me trajtimin që iu bërën në Shqipëri

Ndryshe, 36-vjeçarin do ta shohim në disa projekte të ndryshme të serialeve dhe filmike gjatë këtij viti.

Almeda pritet që t’i rikthehet botës së modës me disa projekte që do t’i sjell gjatë vazhdimit të vitit. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BlTXLl3nTQz/?taken-by=tsayisman

https://www.instagram.com/p/BlOPfXHnCxh/?taken-by=tsayisman

https://www.instagram.com/p/BlDzq-In9Pq/?taken-by=tsayisman