LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa: E pabesueshme, tre nominime në VMA

Dua Lipa: E pabesueshme, tre nominime në VMA
during the UEFA Champions League Final between Real Madrid and Liverpool at NSC Olimpiyskiy Stadium on May 26, 2018 in Kiev, Ukraine.

Është publikuar të hënën lista e plotë e nominimeve për MTV Music Video Awards 2018.

Të nominuarit u njoftuan për nominimin e tyre në kategoritë përkatëse në IGTV të Instagram.


Në mesin e shumë artistëve janë të nominuar në kategori të ndryshme edhe tri shqiptaret – Rita Ora, Bebe Rexha dhe Dua Lipa.

Shpallen nominimet për MTV Video Music Awards 2018 - Rita, Dua dhe Bebe Rexha dominojnë në disa kategori
Lexo po ashtu Shpallen nominimet për MTV Video Music Awards 2018 - Rita, Dua dhe Bebe Rexha dominojnë në disa kategori

Kjo e fundit ka arritur që të nominohet “Song of the year (Kënga e vitit)” për këngën “New Rules”, “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)” për këngën “One kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris, dhe për çmimin “Best Choreography (Koreografia më e mirë në klip)”, për koreografinë në klipin “IDGAF”.

Me këtë rast bukuroshja jonë është ndarë tejet e lumtur me këtë fakt, duke falënderuar të gjitha përmes rrjeteve sociale.

“3 VMA nominime!!!! A mund të besoni?!!! New Rules është kënda e vitit, , IDGAF për Koreografinë më të mirë dhe One Kiss me Calvin Harrisin për Këngën më të mirë ritmike”, ka shkruar ajo në llogarinë personale në Instagram.

Dua është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i publikoj gjatë muajve në vijim.

Ndryshe, Lipa do të jetë gjatë muajit të ardhshëm në Prishtinë, ku do të performojë në festivalin “Sunny Hill”. /Telegrafi/