Komuna zvicerane mban një shqiponjë dykrenare stemë të saj. Ngjashmëria e kësaj shqiponjeje është e madhe me atë që dy futbollistët shqiptar të Kombëtares zvicerane, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, festuan golat të cilat i shënuan në ndeshjen me Serbinë.
Është zbuluar histori interesante e shqiponjës dykrenare, sikurse ajo e Simplon në Zvicër.
Debate të tilla si ato për shqiponjën dykrenare, të inicuara nga fitorja e futbollistëve zviceranë mbi ekipin e Serbisë, mund të japin një ide për fushat e interesit që shumica e njerëzve mezi hyjnë, pasi nuk shpaguhen. Kjo është mënyra e vetme për të spjeguar kur një lexues i të përditshmes zvicerane “Bund”, i cili po udhëtonte gjatë kësaj jave në Valis, redaksisë në fjalë i dërgoi një e-mail me një foto të bashkëngjitur.
“Shikojeni”, shkroi ai.
Fotografia tregon kutinë e ndalimit të Komunës Simplon. Në të shihet një një stemë me një shqiponjë dykrenare, në një sfond të kuq – lartë, e vendosur në mes dhe e pagabueshme. Ngjashmëria me flamurin e Shqipërisë është e mahnitshme.
Vallë, mos është ndonjë shaka? Një thirrje telefonike tek kryebashkiaku i Simplonit Sebastian Arnold, ka dhënë sqarime.
Shqiponja me dy koka ka qenë prej kohësh kafsha heraldike e komunitetit, thotë dhe përshkruan historinë se si fshati pas kalimit të Simplonit erdhi tek ky zog. Në vitin 1815, një ushtri austriake me rreth 80,000 ushtarë u zhvendosën nga Domodossola në Valis.
“Me sa duket, banorët ishin të impresionuar nga flamujt”, thotë ai. Shumë prej këtyre flamujve të ushtrisë kishin treguar shqiponjën dykrenare.
Për hollësi të tjera, kryebashkiaku i referohet përvjetorit të shkruar nga Renato Arnold “700 vjet të Komunës Simplon”, i cili u botua dhjetë vite më parë.
Përse Simploni ishte në gjendje të vendoste në stemë shqiponjën dykrenare si një kafshë heraldike, në fakt nuk është plotësisht e qartë. Autori lë të vlerësoni, “tërheqjen” dhe ky imazh imponues do të lërë një përshtypje të tillë të qëndrueshme.
Ndoshta edhe mund të jetë, shkruan ai, “se shqiponja dykrenare si një stemë dhe shpend në flamur, në ato vite ishte thjesht në modë”. Këto mund të jenë arsyet përse Komuna Ausserberg e Valisit, në atë kohë, gjithashtu kishte një flamur me këtë pamje.
Megjithatë, është dokumentuar mirë se si i është autorizuar kryebashkiakut flamuri, si e ka shtypur ai çmimin dhe më në fund, sa ka kushtuar flamuri: Blerja e tij kakushtuar sa një pesta e shpenzimeve t ëpërgjithshme komunale në vitin 1817. Flamuri, i cili shërbeu si një flamur i komunitetit për më shumë se 100 vite, ekziston edhe sot e kësaj dite.
Pasi u zëvendësua në vitin 1936, ai pothuajse ishte i humbur në ndërkohë. Vetëm në vitin 1972 u gjetën “mbetjet e tij në një gjendje patetike mbi sallën e komunës”, ka shkruar Renato Arnold.
Ndërkohë, edhe flamuri i dytë është zëvendësuar; ky dhe numri i restauruar duhet të marrin një “domethënie historike për krenarinë e arsyeshme të vendit”, ku ata “mund të admirohen nga vendasit dhe të huajt”, thuhet në publikimin e përvjetorit.
Aq për Valisin, shkruan “Bund”, përcjell Albinfo.ch. Dhe aq shumë sa për të sjellë një debat të panevojshëm. Sepse pa aferën e shqiponjës dykrenare, lexuesi me siguri se nuk do t`i kishte rënë në sy stema me shqipnjën dykrenare në kutinë e ndalimit në Simplon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa