LAJMI I FUNDIT:

Mbyllet deponia e Strugës, mbulohet me rërë

Mbyllet deponia e Strugës, mbulohet me rërë

Ka filluar mbulimi me rërë i mbeturinave në deponinë ekzistuese në Strugë dhe pritet që ata të konservohen. Në këtë mënyrë, shprehen autoritetet lokale, nuk do të lejohet ndezja e mëtejshme, sidomos gjatë verës. Për këtë qëllim, do të hidhen rreth 1000 kamionë rërë, pas çka në këtë lokacion më pas do të mbillet gjelbërim. Mbeturinat që tani përkohësisht do të dërgohet në deponinë Drislla në Shkup.

Por, edhe pse kryetari Merko paraprakisht premtoi se deri më 12 korrik do të ketë zgjidhje të plotë për problemin e deponimit të mbeturinës, një gjë e tillë nuk ndodhi. Edhe në opinionin politik në Strugë ekziston skepticizmi se do të ketë zgjidhje afatgjate, duke pasur parasysh premtimet e vazhdueshme dhe anulimet në periudhën e kaluar.

Megjithatë, nga komuna paralajmërojnë se së shpejti do të vihet në përdorim edhe pika për grumbullimin e mbeturinave dhe përpunimin e tyre, që gjendet në hyrje të deponisë aktuale duke thënë se ndërtimi ka përfunduar. Ndryshe, për momentin, në këtë deponi hidhen rreth 50 ton mbeturina në ditë. Verën e kaluar problemi me deponinë eskaloi kur thuajse çdo ditë kishte zjarr nga i cili përhapej tym i zi dhe aromë e keqe. /Alsat-M/


Në trend Lajme

Më shumë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë

Lajme
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori