LAJMI I FUNDIT:

Lluka takon delegacionin e ‘The Heritage Foundation’, flasin për zhvillimet ekonomike në vend

Lluka takon delegacionin e ‘The Heritage Foundation’, flasin për zhvillimet ekonomike në vend

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka pritur një delegacion të “The Heritage Foundation”, të udhëhequr nga nënpresidenti, James Jay Carafano, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e përgjithshme ekonomike në vend.

Lluka me këtë rast ka njoftuar delegacion e “The Heritage Foundation” me prioritet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, duke u fokusuar në sektorët strategjikë si energjia dhe minierat.


Kreu i MZHE-së, u ndal te projektet që janë në proces të realizimit në sektorin e energjisë, që njëherit janë investimet më të mëdha të huaja direkte të ndodhura në vend. Ai ndër të tjera, bëri të ditur masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës për të përmirësuar mjedisin për investimet e huaja, duke përmendur këtu përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale në funksion të krijimit të lehtësirave për investitorët.

Ministri duke u bazuar në eksperiencën e këtij fondacioni, shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të politikave ekonomik dhe promovimin e mundësive për investime në Kosovë.

Ndryshe, “The Heritage Foundation” është një institucion i pavarur joprofitabil, i specializuar në krijimin dhe promovimin e politikave publike dhe kërkime, të bazuara në parimet e sipërmarrjes së lirë, lirisë individuale, vlerave tradicionale amerikane. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend

Fafa Resort
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Ekonomi
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?

MEKA HALAL FOOD
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Kalo në kategori