LAJMI I FUNDIT:

Trump: Marrëdhëniet SHBA-Rusi “kurrë nuk kanë qenë më të këqija”

Trump: Marrëdhëniet SHBA-Rusi “kurrë nuk kanë qenë më të këqija”

Presidenti amerikan, Donald Trump ka hapur rrugën për takim me homologun e tij rus, Vladimir Putin më 16 korrik, duke fajësuar hetimet për ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, për tensionimin e marrëdhënieve në mes të Moskës dhe Uashingtonit.

Trump do të takohet me Putinin në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, në samitin e parë bilateral në mes të dy vendeve nga prilli i vitit 2010.


Trump dhe Putin do të zhvillojnë samitin një-ditor në Pallatin Presidencial në Helsinki derisa gjatë kësaj kohe do të zhvillohen edhe bisedime në mes të Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Marrëdhëniet tona me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija, duke iu falënderuar budallallëkut amerikan dhe tani manipulimit të Gjuetisë së Shtrigave!”, ka thënë Trump në një postim në Twitter, duke iu referuar hetimeve të këshilltarit special, Robert Mueller.

Në një takim mëngjesi me presidentin finlandez, Sauli Niinisto, para takimit me Putinin, Trump është dukur pozitiv.

I pyetur se çfarë do ta pyes Putinin, Trump ka thënë: “Ne do të jemi mirë, faleminderit”.

Trump po ashtu ka thënë në takimin e mëngjesit se “NATO-ja kurrë nuk ka qenë më e fuqishme” dhe se “NATO-ja kurrë nuk ka qenë më e bashkuar”, pas takimit më 11-12 korrik në samitin e kësaj aleance në Bruksel, ku ai ka thënë se anëtarët e kësaj organizate janë pajtuar për të rritur shpenzimet për mbrojtje pas kritikave që ka bërë ai në takim.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë para samitit se Moska nuk pret takim të lehtë.

“Natyrisht se të dy presidentët do të diskutojnë për Sirinë”, ka thënë Peskov.

“Ne të gjithë kemi njohuri se çka mendon Uashingtoni për Iranin. Mirëpo Irani është partneri i mirë i joni sa i përket tregtisë, bashkëpunimit ekonomik dhe dialogut politik. Kështu që nuk do të ketë këmbim të lehtë të pikëpamjeve”, ka shtuar ai.

Rusia megjithatë ka shfaqur shpresën më herët se ky samit do të jetë “hapi i parë” drejt tejkalimit të krizës mes dy vendeve. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori