LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Me presidentin francez do të bisedojmë në katër sy për Kosovën

Vuçiq: Me presidentin francez do të bisedojmë në katër sy për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, të martën (më 17 korrik) do të qëndrojë në Paris ku do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili sipas gazetës beogradase “Blic” do t’ia përcjell Vuçiqit të paktën tri mesazhe, nga të cilat, njëri do të jetë i dhembshëm. Vuçiq thotë se me presidentin francez do të bisedojë në katër sy lidhur me çështjen e Kosovës.

Ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, ka thënë se mesazhi i parë ka të bëjë me zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale që po ecin gjithnjë e më mirë në fushat ekonomike, politike e kulturore, përcjell Telegrafi.


Ndërsa mesazhi i dytë është përkrahja e Francës për Serbinë në rrugën e saj evropiane.

Sipas ambasadorit francez në Beograd, mesazhi i tretë është tema e dhembshme që ka të bëjë me Kosovën dhe me ripërtëritjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se me Presidentin francez Emmanuel Macron të martën do të diskutojnë për çështjet rajonale, kryesisht mbi Kosovën si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

“Pres shumë nga bisedimet me presidentin Macron. Mendoj se ky takim është shumë i rëndësishëm për Serbinë. Në periudhën e mëparshme nuk kishim një komunikim të tillë të disa presidentëve francezë dhe homologët e tyre serbë. Vizita e fundit daton më shumë se 15 vjet më parë, Jacques Chirac vizitoi Beogradin”, tha ai.

Vuçiq tha se fillimisht do të ketë bisedë në katër sy me Macronin, ku do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjet rajonale, para së gjithash lidhur me Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori