LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë të lëvizin barkat në Strugë, përkundër ndalesës nga Këshilli Komunal

Vazhdojnë të lëvizin  barkat në Strugë, përkundër ndalesës nga Këshilli Komunal

Përkundër vendimit të Këshillit të Komunës Strugës për ndalimin e barkave në Liqenin e Ohrit, në liqenin e Ohrit në Strugë mund të vërehen këto mjete lundruese.

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko për AIM thotë se inspektorët janë në teren dhe secila barkë që do të vërehet në liqen do të konfiskohet, dhe do të pasojë gjobë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Inspektorët janë në teren. Disa thonë se nuk mund t’i prekim në ujë, sepse ajo është kompetencë e portit të liqenit, nëse dalin në tokë, atëherë është kompetencë e Komunës së Strugës. Ne do ta presim kur do të dalin të marrin njerëz, që t’i ndërmarrim të gjitha masat e parashikuara me ligj”, deklaroi Merko.


Sipas tij, problemi është se nuk janë të regjistruara këto objekte lundruese dhe nuk dihet pronari.

“Mundohemi të respektohet vendimi i Këshillit. Ata që e marrin të drejtë të mos e respektojnë, do të gjobiten. Deri më tash jemi të kënaqur dhe më kryesorja që këtë vit nuk kemi viktima në ujërat e Liqenit të Ohrit”, deklaroi Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko.

Vendimi për ndalimin e barkave me pedale në Liqenin e Ohrit në Strugë e solli Këshilli para fillimit të sezonit veror, për shkak, siç thanë ata, aksidentet që kanë ndodhur nga këto barka kanë mbaruar me viktima. Pronarët e barkave
me protesta e pranuan vendimi dhe paralajmëruan se drejtësinë do të kërkojnë në organet më të larta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori