LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 10.5 milionë euro grante për kompanitë vendore në Maqedoni

Ndahen 10.5 milionë euro grante për kompanitë vendore në Maqedoni

80 kompani mikro, të vogla dhe të mesme vendore morën grante në vlerë prej 10.5 milionë euro përmes masave nga shtylla e tretë e planit qeveritar për rritje ekonomike.

Në thirrjen e publikuar nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik janë paraqitur 236 kompani. Çeqet me mjetet e marra i dorëzuan kryeministri Zoran Zaev, zv.kryeministri Koço Angjushe dhe drejtori i Fondit Jovan Despotovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kompanive të cilat sot po i ndajmë grante janë kompani të cilat dëshirojmë t’i shohim të orientuara në eksport, të suksesshme në botë, kompani të cilat do të mbështesin zhvillimin ekonomik”, tha Angjushev.


Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se qeveria i ndihmon edhe kompanitë vendore edhe ato të huaja dhe se ajo mbetet partner dhe shërbim i tyre në realizimin e planeve të tyre./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori