Policia e shtetit gjatë vitit 2017 ka arritur rezultate të shkëlqyeshme në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike. Kështu së paku thuhet në Raportin vjetor të Byrosë për Siguri Publike, i cili u publikua së fundmi (viteve të kaluara zakonisht është publikuar në muajt mars apo prill) e ku thuhet se zbulimi i laboratorit të drogës në Tetovë, vlera e të cilit arrinte 2.5 milionë euro, paraqet suksesin më të madh të BSP-së, shkruan gazeta Koha.
Lufta kundër krimit të organizuar, siç thonë nga BSP, ka qenë prioritet i saj për vitin 2017. Përmes aksioneve të ndryshme, polica e shtetit vitin e kaluar në mënyrë sistematike i ka shkatërruar 12 grupe kriminele, me çka janë denoncuar 116 persona fizik dhe dy persona juridik.
“Mbi 90 për qind e të denoncuarve janë shtetas të Maqedonisë, gjegjësisht pjesë e këtyre grupeve kriminele kanë qenë edhe 12 shtetas të huaj. Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar ka meritën më të madhe për luftën kundër grupeve të theksuara. Pjesa dërmuese e grupeve (shtatë prej tyre) janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar e kështu me radhë”, thuhet në raportin e BSP-së.
Krimi i organizuar ekonomik po ashtu ka zënë vend në hetimet dhe lëndët e trajtuara nga BSP. Kësisoj, siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, pjese krimit të organizuar ekonomik, gjatë 2017 kanë qenë mbi 1000 persona, të cilët kanë shkaktuar dëm material në vlerë prej 2.7 milionë denarë ose 65 për qind të dëmit nga krimi i përgjithshëm.
“Në këto veprime të jashtëligjshme kanë marrë pjesë 54 anëtarë, mes të cilëve kryetar komunash, udhëheqës sektorësh në ministri të ndryshme, të punësuar në policinë e shtetit, gjykatës, pronarë kompanish, anëtarë këshilla e kështu me radhë. Të gjithë këto, sipas të dhënave zyrtare, e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për gati 370 milionë denarë”, theksohet në raportin e BSP-së.
Ndryshimi i rutës së emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika përmes territorit të Shqipërisë ka ndikuar që në Maqedoni, gjatë vitit 2017, të shënohet rënie e trafikimit me emigrantë. Megjithatë, të dhënat e publikuara nga BSP thonë se nga janari deri në dhjetor të vitit të kaluar janë zbuluar 212 emigrantë në tentimet e tyre për t’u futur ilegalisht në Maqedoni.
Meqë të njëjtit janë ndihmuar nga trafikantë, organet e rendit kanë ndërmarrë masa kundër 36 personave. Analizat e kryera mbi identitetin e trafikantëve, kanë zbuluar se mbi 88 për qind e tyre vijnë nga Shkupi me rrethinë, gjegjësisht një numër i vogël i trafikantëve që i ndihmojnë (me pagesë) emigrantët të futen ilegalisht në vendin tonë janë nga Gjevgjelia apo Velesi.
Për shkak të karakterit të delikteve me elemente të dhunës, MPB vitin e kaluar maksimalisht ka qenë e përkushtuar dhe e angazhuar në zbardhjen e vrasjeve, vjedhjeve, kërcënimeve dhe delikteve seksuale. Sipas tyre, në territorin e Maqedonisë, gjatë 2017 janë regjistruar gjithsej 25 vepra penale “vrasje”, për të cilën janë arrestuar 29 persona. Këto shifra paraqesin rritje të këtij lloji të krimit për rreth 50 për qind më tepër.
“Pas masave të ndërmarra janë zbardhur dhe dokumentuar 21 vrasje, kurse të pazbuluara kanë mbetur katër vrasje – dy në Shkup, në rajonin e Çairit, vrasja e një 35 dhe 25 vjeçari, pastaj vrasja e një banori të Veleshtës në rrethinën Strugës dhe një vrasje në Prilep.
Duke e hulumtuar mënyrën e kryerjes së vrasjeve, kemi konstatuar se 12 vrasje janë realizuar me armë zjarri, 6 tjera përmes mjeteve të forta, gjegjësisht 5 vrasje janë kryer me përdorimin e thikave dhe një tjetër me përdorimin e forcës dhe derivateve djegëse. Viktima të këtyre veprave panele kryesisht janë meshkuj, duke përfshirë edhe tetë gra”, thuhet në raportin e BSP-së./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime