Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka thënë se nëse kërkohet ligj i veçantë për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kjo do të kërkonte edhe ndryshime kushtetuese.
Procesverbalet e takimeve të anëtarëve të ekipit menaxhues përgjegjës për hartimin e Asociacionit që i ka siguruar BIRN, ndër tjera, kërkojnë që Kosova ta hartojë një “ligj të veçantë” para formimit të ASK-së, por nuk specifikohet nëse krijimi i tij nënkupton edhe implikime kushtetuese.
Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për BIRN rreth implikimeve kushtetuese që lex specialis [ligj të veçantë], mund të ketë nëse kërkohet hartimi i tij.
Sipas Hasanit, hartimi i një ligji të veçantë nënkupton shfuqizimin në mënyrë automatike të çdo ligji ekzistues që do të ishte në kundërshtim me të dhe se i njëjti ka implikime kushtetuese.
“E para, statusi i Asociacionit do të normohej më një ligj të posaçëm me natyrë organike (sepse vlen ekskluzivisht vetëm për rregullimin e organizimit dhe funksionimit të Asociacionit) dhe special (sepse do të shfuqizonte në mënyrë automatike çdo ligj në fuqi në Kosovë që do të ishte në kundërshtim me të, si p.sh. Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, i cili më nuk do të zbatohej për Asociacionin)”, ka thënë ai.
Për më tepër, sipas Hasanit, hartimi i një ligji të tillë do të kishte fuqi më të madhe se vendimi i Qeverisë për themelimin e Asociacionit.
“.. ashtu që ndryshimet dhe plotësimet e Statutit në të ardhmen do të bëheshin në pajtim me atë ligj special, jo në pajtim me vendimin e Qeverisë për themelimin e Asociacionit”, thotë Hasani.
Ish kryetari i Kushtetueses thotë që janë dy arsye pse hartimi i ligjit të veçantë mund të ketë implikime kushtetuese.
“…sepse ai ligj special nuk parashihet aktualisht në Kushtetutë, kështu që kjo do të thotë se nëse duhet t’i shtohet nenit 81.1 të Kushtetutës ky ligj special për Asociacionin atëherë duhet të amendamnetohet Kushtetuta”, tha ai.
Sipas Hasanit, aktualisht nuk ka bazë kushtetuese materiale për nxjerrjen e një ligji të tillë në Kushtetutën aktuale dhe se këtë e ka interpretuar qartë Gjykata Kushtetuese dhe se ky aktgjykim i i Gjykatës Kushtetuese mund të tejkalohet vetëm me amandament kushtetues me të cilin nenit 81.1 të Kushtetutës do t’i shtohej një dispozitë e re që lejon nxjerrjen e një ligji special, me natyrë organike dhe përmbajtje speciale ekskluzivisht për organizimin dhe funksionimin e Asociacionit.
“Ndryshe nuk ka bazë kushtetuese. Nëse kjo mund të bëhet, vendos politika. Kjo d.m.th se ky ligj special do të jetë pjesë e negociatave përfundimtare dhe e pazarit rreth arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë”, tha ai.
I pyetur nëse hipotetikisht ndodh kjo, a i bie që po kërkohet legjitimimi i statutit, i cili pa hartimin e një ligji të ri do të ishte anti-kushtetues, ai e mohon një gjë të tillë meqë “nxjerrja e Statutit ka bazë juridike në marrëveshjen e vitit 2013 me Serbinë”.
”Formimi Asociacionit nuk mund të kontestohet sepse është detyrim kushtetues dhe ndërkombëtar i Kosovës”, thotë ai.
Sipas Hasanit, themelimi i Asociacionit nënkupton që Kosova respekton të drejtën ndërkombëtare ngase, siç shprehet, respektimi i të drejtës ndërkombëtare është normë zakonore që qëndron mbi kushtetutën e një shteti, si dhe, marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës kanë fuqi më të madhe se çdo ligj tjetër në Kosovë.
“Në vendin tonë nuk ka ligje kushtetuese apo ligje organike, ashtu që edhe ato ligje që miratohen me një shumicë të kualifikuar janë më të ulta me fuqi se sa marrëveshjet e Kosovës. Në këto marrëveshje hyn edhe Marrëveshja e Kosovës me Serbinë e vitit 2013 që është baza kryesore për krijimin e Asociacionit, siç e ka konstatuar edhe vetë Gjykata Kushtetuese”, tha ai.
Rrjedhimisht, sipas ish kryetarit të Kushtetueses, nga kjo del se hartimi i Statutit mund të bëhet dhe duhet të bëhet duke pasur parasysh detyrimin ndërkombëtar të Kosovës, si dhe rendin kushtetues të Kosovës ashtu siç përcaktohet me Kushtetutë dhe me interpretimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
I pyetur se çka ndodh nëse Statuti nuk formohet konform këtij vendimi, por konform Marrëveshjes së Brukselit të kërkuar nga Ekipi Menaxhues, Hasani thotë se sipas Konventës së Vjenës mbi të Drejtën e Traktateve dhe të drejtës ndërkombëtare zakonore, asnjë shtet nuk mund të thirret në dispozitat e brendshme kushtetuese , përfshirë aktgjykimet e gjykatave të tyre kushtetuese apo të gjykatave tjera, për të penguar zbatimin e detyrimeve të madha ligjërisht sipas të drejtës ndërkombëtare.
“Këtë standard e ka edhe Kushtetua e jonë, e cila në nenin 18.4 përcakton se duhen ndjekur rrugët e njëjta ligjore për të amendamnetuar apo për t’u tërhequr nga një detyrim kontraktual ndërkombëtar”, tha ai.
Ose sipas tij, me fjalë tjera, duhet të respektohet ligji ndërkombëtar jo vendimi i Gjykatës Kushtetuese sepse “po të ishte ashtu atëherë çdo shtet do të pendohej për një detyrim ndërkombëtar dhe do të pengonte zbatimin e tij”.
“Kjo në veçanti nuk mund të vlejë për vendet e dobëta dhe të vogla”, thotë Enver Hasani.
Transkriptet e takimeve të ekipit menaxhues të Asociacionit me grupe të interesit në veri të Kosovës, përfshirë shefat e ndërmarrjeve publike në Mitrovicën e Veriut, theksojnë kërkesën që asetet e ndërmarrjeve publike, si Trepça dhe Ujmani, të mbesin të pavarura deri në themelimin e Asociacionit, dhe më pas të menaxhohen nga ky organ.
Hasani thotë që serbët këtë e kërkojnë që nga viti 2011 dhe se “kjo është strategji e mirë menduar e tyre”.
“Nga fillimi i bisedimeve në vitit 2011 ka qenë e qartë se serbët po kërkojnë një status të veçantë në rendin e ri kushtetues kosovar. Këtë e kanë thënë edhe gjatë bisedimeve të Vjenës. Ai status nuk ka të bëjë vetëm me Trepçën dhe Ujmanin”, tha ai.
Sipas tij, rasti i Trepçës dhe Ujmanit është pasojë e një strategjie të hollë serbe që insiston në ri-definimin e statusit të tyre në sistemin kushtetues kosovar.
“Prandaj ata kanë arritur që, si detyrim kushtetues dhe ndërkombëtar, Kosovës t’ia imponojnë statusin e popullit kushtetut-bërës. Kjo qartë është thënë në marrëveshjet e Brukselit dhe nuk mund të ndryshohet lehtë”, tha ai.
Hasani thotë se Trepça e Ujmani janë vetëm leva dhe instrumente për ndikim në të ardhmen, në politikat e tërësishme të Kosovës.
“Nuk ka rëndësi aq të madhe nëse Asociacioni do të ketë kompetenca ekzekutive por cili do të jetë statusi i popullit serb në rendin kushtetues kosovar: a do të kenë ata “aksione ekskluzivisht kolektive” në Republikën e Kosovës, pra a do të jenë popull shtet formues dhe kushtetut-bërës, apo do të jenë ashtu sic thot aktualisht Kushtetuta e Kosovës ne nenin e saj të parë”, përfundoi Hasani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Mot i vranët, në viset e ulëta riga shiu
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025