LAJMI I FUNDIT:

Bebet e ngjizura në dimër janë më pak të rrezikuara nga mbipesha kur të rriten

Bebet e ngjizura në dimër janë më pak të rrezikuara nga mbipesha kur të rriten

Bebet të cilat janë ngjizur gjatë muajve të dimrit janë më pak të prira të jenë mbipeshë kur rriten

Hulumtuesit e këtij studimi, i cili është publikuar në ‘Nature Medicine’, pohojnë se meshkujt të cilët shpenzojnë kohë në temperatura të ulëta para se të bëjnë seks kanë më shumë ind dhjamor në spermën e tyre.

Indi i kaftë dhjamor pastaj mund të bartet në atë që eventualisht bëhet bebe. Dhe kur të rritet bebja, për shkak të atij indi, është më pak e prirë të jetë mbipeshë.


Gjatë studimit, hulumtuesit zviceranë kanë analizuar 8,400 të rritur dhe kanë zbuluar se personat e lindur mes muajve korrik dhe nëntor (pra të ngjizur gjatë muajve të ftoftë) kanë më shumë ind të tillë të kaftë dhjamor sesa personat që lindin mes periudhës janar dhe qershor (të ngjizur në muajt e ngrohtë të vitit), transmeton Telegrafi.

Të habitur nga kjo, shkencëtarët vendosën ta kryenin të njëjtin studim, por kësaj radhe me minj.

Ata i kishin ndarë minjtë në dy grupe, ku njëri grup kishte qëndruar në ambient të ftohtë dhe grupi tjetër në temperaturë të ngrohtë.

Temperatura e miut femër nuk kishte ndikuar në nivelet e indit të kaftë, por minjtë meshkuj që kishin qëndruar disa ditë në ambiente të ftohta kishin prodhuar bebe me nivele më të larta të indit të kaftë sesa tjerët. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Pesë llojet e takave që nuk i mbathin kurrë vajzat elegante

Keshilla Modë
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'

Psikoprofil
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Ngjyra ideale e buzëkuqit duhet të përputhet me ngjyrën e lëkurës tuaj dhe ngjyrën e flokëve, ja si të zgjidhni ngjyrën e përkryer

Estetikë
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori