Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, bashkë me gjashtë deputetë tjerë të kësaj partie ka iniciuar mocionin për nxjerrjen e një projektrezolute me të cilën do t’i kërkohej Qeverisë që të mos e filloj fazën finale të dialogut me Serbinë pa u bërë liberalizimi i plotë i vizave për qytetarët e Kosovës.
Deputetja Kadaj-Bujupi, tha për KosovaPress se liberalizimi i vizave po u shkakton pengesa praktike qytetarëve të duke mos pasur qasje në zonën Schengen për t’i realizuar qëllimet e tyre, të rinjtë për të studiuar, afaristët për të zhvilluar biznesin e tyre e tjera.
Ajo konsideron se ky është vullnet i vonuar politik i BE-së, prandaj duhet të mos vazhdojë dialogu deri në liberalizimin e vizave, ani pse këto dyja janë procese të ndara. Megjithatë, Kadaj-Bujupi thekson se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe kriteret.
“Bashkë me deputetët tjerë të AAK-së ne dorëzuam projektrezolutën e cila kërkon nga Qeveria, ka vetëm një pikë, kërkon nga Qeveria që të mos fillojë dialogu, faza finale, deri në liberalizimin e plotë të vizave. Ne konsiderojmë që Kosova ka zbatuar të gjitha kushtet, kriteret, rekomandimet edhe ato teknike por edhe ato politike me shumë se cilido vend tjetër në rajon dhe mos liberalizimi i vizave vazhdon të jetë një padrejtësi shumë e madhe për qytetarët e vendit tonë”, tha Kadaj-Bujupi.
Sipas saj është koha që Kosova të ketë një njohje për veprimet e saj konstruktive dhe të drejtën e qytetarëve për lëvizje të lirë.
Ajo thekson se është e palogjikshme që të ketë liri të lëvizjes për mallrat, kur nuk ka liri të lëvizjes për qytetarët të cilët duhet t’i realizojnë ato të drejta.
Kadaj-Bujupi beson në përkrahjen edhe të partive tjera në pozitë dhe opozitë në këtë nismë të saj.
“Ne do t’i ftojmë dhe do t’i thërrasin të gjithë deputetët edhe të grupeve tjera parlamentare që të na përkrahin, sepse çështja e liberalizimit të vizave është përtej subjekteve politike, është në të mirë të qytetarëve të Kosovës është e drejt universale e cila i është mohuar republikës sonë tani e sa vite padrejtësisht”, u shpreh ajo.
Ajo beson se shumë shpejt do të vihet në rend dite në Kuvend dhe ta obligojnë edhe Qeverinë ta respektojë këtë projektrezolutë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Rama: Në Shqipëri paga më mirë se në Greqi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën