LAJMI I FUNDIT:

Një klip veror, e këngë mjaft ritmike – Besjan Gashi sjell projektin “A e din”

Një klip veror, e këngë mjaft ritmike – Besjan Gashi sjell projektin “A e din”

Këngëtari i njohur, Besjan Gashi, ka sjellë projektin e ri të tij.

“A e din” titullohet kënga mjaft ritmike e këngëtarit e cila qysh në orët e para të lansimit po pëlqehet nga publiku.

Muzika dhe teksti janë punuar nga top producenti, Nurteel, i cili ka realizuar edhe shumë hite tjera në skenën muzikore shqiptare.

Klipi është xhiruar nga Alban Selimaj, regjisori i njohur i shumë klipeve.

Ky videoklip i radhës nga Besjani vjen pas shumë sukseseve të tij me këngët e kaluara. Ai është një prej zërave të kërkuara të kësaj vere. /Telegrafi/