LAJMI I FUNDIT:

Nafta në Kosovë shtrenjtohet për 14 centë më shumë se vitin e kaluar

Nafta në Kosovë shtrenjtohet për 14 centë më shumë se vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin qershor të vitit 2018.

Sipas këtyre të dhënave nga ASK, del të jetë se nafta në Kosovë ka pasur rritje të madhe.

Në muajin maj sipas këtyre të dhënave, 1 litër naftë ka kushtuar 1.10 euro, në qershor çmimi i është ngritur në 1.15 euro.


Përpos naftës, ngritje të çmimit ka pasur edhe benzina nga 1.11 në 1.16 euro.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.8% në muajin qershor 2018, krahasuar me muajin qershor 2017. Kjo, kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); mish (1.1%); qumësht, djath dhe vezë (1.8%); perime (9.0%); pije alkoolike (2.3%); duhan (3.2%); përdorim i pajisjeve për transport personal (8.4%) – (ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime për transport (2.5%) – (ngritje e çmimit të biletave me airoplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.5 për qind në IHÇK. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori