Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF kanë certifikuar 30 “Mentorët Vullnetar Rinor” bazuar në Udhëzimin Administrativ për Punë Vullnetare 01/2016.
Me këtë rast, Ministri Gashi tha se “sot kemi një ditë të rëndësishme për të gjithë të rinjtë e Kosovës e veçanërisht për të rinjtë të cilët për herë të parë certifikohen si punëtor vullnetarë natyrisht që ky proces rrjedh nga ligji për fuqizimin e rinisë përkatësisht nga udhëzimi administrativ për vullnetarë”.
Gashi tha se “Kur të rinjtë aplikojnë për punë, u kërkohet përvoja e punës. Prandaj, është mundësi e mirë që ta shfrytëzoni platformën e Ministrisë. Certifikata ua njeh një vit përvojë pune. Është një përmbushje e synimeve tona që të gjithë të rinjtë e Kosovës te mos kenë pengesa gjatë aplikimit për punësim”. Besoj që ky proces do të jetë inkurajues për të gjithë të rinjtë e Republikës së Kosovës që të bëjnë punë vullnetare në komunitet në të gjitha komunat, nëpër organizata, nëpër institucione dhe të jenë pjesë e te gjitha përpjekjeve për ta rregulluar çështjen e të rinjve brengat, dhe problemet e tyre”.
Ministri ka vlerësuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me UNICEF si një partner të rëndësishëm të MKRS-së, duke e vënë në theks se bashkërisht janë të vendosur të shtynë përpara promovimin e konceptit të vullnetarizmit rinor me qëllimi të motivimit të të rinjve për shërbim në komunitet në të mirë të shoqërisë.
“Sot falë punës së përbashkët dhe mbështetjes së madhe të kolegeve tanë në UNICEF po certifikojmë 30 të rinjtë për Mentor Vullnetar. Siç e dini ky certifikim është me rëndësi të madhe dhe shtytës që të monitorohet i tërë procesi i punës vullnetare për të gjithë ofruesit e punës vullnetare dhe vullnetarëve të angazhuar”, u shpreh ministri.
Shefi i zyrës së UNICEF-it, Brandao Co u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Ministrinë dhe ministrin Gashi. “Është një ndër shembujt më të mirë për bashkëpunim”, tha Co.
“Puna vullnetare është një punë që i ndihmon komunitetit. E di që ka shumë vullnetarë në Kosovë që shpëtojnë jetë dhe dëshirojnë t’ju ndihmojnë të tjerëve. Me punë vullnetare ata bëjnë edhe eksperiencë pune”.
“Jemi të kënaqur që puna vullnetare është globalisht e njohur. Bashkëpunimi nuk ka mbetur vetëm në Kosovë, UNICEF është munduar që këtë eksperiencë ta shpërndaje në botë”. “Kemi mbi 3000 vullnetarë dhe 200 organizata që janë interesuar ne Kosovë”, tha ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës