LAJMI I FUNDIT:

Liderja e organizatës raciste në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm

Liderja e organizatës raciste në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm

Beate Zschäpe, e akuzuara kryesore në procesin kundër grupit të organizatës neonaziste terroriste me emrin “Ilegaliteti Nacionalsocialist”, u dënua me brugim të përjetshëm. Gjykata ka konstatuar një “fajësi të veçantë”, që do të thotë se ekziston mundësia teorike që Beate Zschäpe të lirohet pas 15 vitesh, por në praktikë një gjë e tillë është gati e pamundur.

Me këtë vendim historik, gjykata mori parasyshë kërkesën e prokurorisë që Zschäpe të konsiderohet si bashkëfajtore në vrasjet e organizatës “Ilegaliteti Nacionalsocialist”.

I bashkëakuzuari Ralf Wohlleben është dënuar për sigurimin e armëve për organizatën me 10 vjet heqje lirie. Gjykata vendore e ka dënuar ate për ndihmë në kryerjen e vrasjeve. Holger G. është dënuar me tre vite burg, André E. do të qëndrojë pas grilave dy vite e gjashtë muaj, ndërsa Carsten S. është dënuar me tri vite dënim për të miturit.


Me shpalljen e këtyre dënimeve përfundon në shkallë të parë procesi që zgjati plot pesë vite, që është edhe procesi më indiciet më të mëdha në historinë e pasluftës së Dytë Botërore në Gjermani. Por ekspertët thonë se mbrojtësit e Beate Zschäpe do të ankohen dhe do të kërkojnë ndryshimin e vendimit. Në një rast të këtillë, fjalët e fundit e ka Gjykata Supreme.

Beate Zschäpe ka jetuar në ilegalitet gati 14 vite së bashku me shokët e saj Uwe Mundlos dhe Uwe Böhnhardt.

Gjatë kësaj periudhe këta të dy i kanë vrarë nëntë persona me origjinë turke apo greke dhe një police me origjinë gjermane. Ata kanë kryer edhe dy sulme me bomba në Këln, ku ka pasur dhjetëra të plagosur. Deri tani nuk është ofruar ndonjë dëshmi që Zschäpe ka qenë në ndonjë prej këtyre vendeve ku janë kryer krimet. Por prokuroria ka ofruar dëshmi të mjaftueshme se Beate Zschäpe i ka “ditur të gjitha për këto krime, ka qenë bashkëkoordinatore dhe ka bashkvepruar gjatë vrasjeve”. Gjykata konsideron se prokuroria ka ofruar dëshmi të mjaftueshme për këto akuza.

Mbrojtja e Beate Zschäpe ka kërkuar lirimin e saj nga akuzat për vrasje dhe sulme me bomba.

Sipas tyre, 43-vjeçarja, nuk ka qenë në vendin e vrajseve dhe sulmeve, nuk është vrasëse dhe atentatore. Zschäpe vet ka pranuar se për vrasjet apo sulmet ka marrë vesh nga shokët e saj, pas kryerjes së tyre. Në një prononcim të saj ajo kërkoi, “Ju lutem mos më dënoni në vend të dikujt tjetër, për diçka që nuk e kam bërë dhe nuk kam dashur të bëhet”. Mbrojtësit e Beate Zschäpe kanë kërkuar që ajo të dënohet më pak se 10 vjet heqje lirie.

Zbulimi në vitin 2011 i vrajseve nga grupi ilegal neonazist, ka shkaktuar tronditje të thellë në Gjermani, sepse ky grup terrorist i ekstremizmit të djathtë ka kryer me vite të tëra vrasje në gjithë territorin e Gjermanisë dhe ka jetuar në ilegalitet, pa u zbuluar nga organet e sigurisë. Hetuesit me vite të tëra kanë dyshuar tek personat e pafajshëm. Në nivelin federal dhe në disa lande janë krijuar edhe komisione hetuese parlamentare, për të zbardhur sfondin e këtyre vrasjeve terroriste të nëntë personave me origjinë të huaj dhe një police me origjinë gjermane. Përfaqësuesit e familjeve nuk janë të kënaqur me ecurinë e hetimeve lidhur me zbardhjen e sfondit të këtyre vrasjeve dhe sulmeve. /DW/ Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Protestat në Serbi - shkelen me veturë dy mjeke

Serbia
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

A do të zbulojnë sekrete të reja dokumentet për vrasjen e Kennedy dhe King?

Amerika
Kalo në kategori