LAJMI I FUNDIT:

Paditen gjashtë persona në Shkup, dyshohen për vjedhje dhe plaçkitje të qytetarëve

Paditen gjashtë persona në Shkup, dyshohen për vjedhje dhe plaçkitje të qytetarëve
Foto: Ilustrim

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi penale ndaj gjashtë personave nga Shkupi, të cilët dyshohen për vjedhje të rënda dhe plaçkitje të qytetarëve në Aerodrom dhe Qendër. Sipas policisë, të paditurit vjedhjet i kanë kryer nga 15 qershori deri më 8 korrik të këtij viti, duke dëmtuar tetë persona nga Shkupi.

Paditë penale në Prokurorinë Themelore janë dorëzuar kundër personave: N.S (27), O.S (22), M.N (29), S.B (31), A.Z (40), E.A (33) të gjithë nga Shkupi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia ka kryer kontrolle në shtëpitë e të paditurve, me çka ka zbuluar lëndë me të cilat kanë kryer veprat penale dhe N.S dhe O.S janë arrestuar dhe pas bisedës informative ata kanë sqaruar mënyrat se si kanë kryer veprat penale.


Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit do të pasojnë procedurat adekuate për të paditurit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Çahet diga e hidrocentralit në Lukovë, përmbytet rruga nacionale

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Kalo në kategori