Komisioni Evropian ende nuk ka dalë me një raport vlerësues për heqjen e vizave për Kosovën, ndonëse ishte paralajmëruar të publikohej në qershor.
Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn ka insistuar edhe sot se vendimi për liberalizimin do te merret para pushimeve të verës.
Hahn ka thënë se ai shkon në pushim më 25 korrik.
I pyetur nga gazetarët ai deklaroi se është gjithmonë optimist për një gjë të tillë.
Njohësi i Integrimeve Evropiane, Taulant Kryeziu, tha për RTV Dukagjinin se brenda këtij muaji raporti do të dalë dhe, sipas tij, pritet të jetë pozitiv.
Kryeziu shprehet se çështja e vendimmarrjes do të ketë vonesa, prandaj do të jetë e vështirë që në vitin 2018 qytetarëve të vendit t’u mundësohet lëvizja e lirë.
“Pjesa e parë teknike do të jetë pozitive, mirëpo vendimmarrje politike do të prodhojë vonesa dhe atë për tre arsye kryesore: E para, institucionet tona dhe sistemi i drejtësisë nuk ka treguar përkushtim në trajtimin e rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë; E dyta, kemi një skepticizëm tek vendet kryesore të BE-së, Francë Gjermani, Holandë etj., sa i përket migrimit ilegal drejt vendeve të BE-së dhe; e treta, është kërkuar që komisioni të bëjë një raport edhe për kriteret e tjera”, deklaroi Taulant Kryeziu.
Për anëtarin e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, Ismajl Kurteshi, liberalizmi i vizave do të ndodhë kur BE-ja ta sheh të nevojshme, por jo si rezultat i një fundi të aferave të korrupsionit.
“Nuk mendoj që ka me u plotësuar kërkesa për luftimin e korrupsionit. Ky është proces, dhe kurdo që të realizohet (liberalizimi) nuk ka me ndodhë në fund të aferave korruptive, por duhet të ndodhë një ditë kur Bashkimi Evropian e konsideron të nevojshme”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes, Ismajl Kurteshi.
Ndërkaq për Institucionet e Kosovës, procedurat për heqjen e vizave pritet të përfundojnë deri në fund të këtij viti./Telegrafi/
https://youtu.be/7w8z0gQOqdo
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025