LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në parkun e “Taukbahçes”

Të shtëna me armë në parkun e “Taukbahçes”

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në Prishtinë, në  parkun e Taukbahçes.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në parkun e Taukbahçes. Ekipet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.


Nuk dihet nëse ka pasur të lënduar nga këto të shtëna. Ahmeti ka thënë se për detaje të tjera do të njoftohemi pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes. /Telegrafi/