LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Austria partner ekonomik dhe politik i Kosovës

Haradinaj: Austria partner ekonomik dhe politik i Kosovës

“Mbështetja e Austrisë në rrugën drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës është më se e nevojshme dhe ne besojmë se Austrinë do ta kemi partnerë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit bilateral që pati me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, në kuadër të Samitit të vendeve të Ballanit Perëndimor në Londër.

Haradinaj e ka përgëzuar kancelarin Kurz për udhëheqjen e radhës së Presidencës së BE-së nga Austria, duke shprehur bindjen se vendi i tij do të vazhdojë të jetë mbështetës i Kosovës në të gjitha proceset zhvillimore.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj e njoftoi kancelarin Kurz për zhvillimet e përgjithshme në vend, përkushtimin e institucioneve në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik, agjendën e reformave evropiane, procesin e dialogut me Serbinë, për të cilin kryeministri Haradinaj tha se duhet të përmbyllet me njohje reciproke.


“Austria si një aleat dhe mbështetës i Kosovës, ka dhënë kontributin e saj në ndërtimin dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Andaj, presim që edhe në të ardhmen ta keni rolin tuaj në avancimin e proceseve demokratike dhe të zhvillimit të gjithmbarshëm të vendit tonë”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar nga kancelari Kurz thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit reciprok.

Ndërkaq, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen e Austrisë në proceset integruese.

Kancelari Kurz, po ashtu theksoi përkrahjen e plotë të shtetit të tij për Kosovën në zhvillim ekonomik, proceset integruese evropiane dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori