LAJMI I FUNDIT:

Udhëtarin që kurrë nuk do ta donit pranë: Pastron thonjtë dhe largon lëkurën e vdekur nga shputat (Video)

Udhëtarin që kurrë nuk do ta donit pranë: Pastron thonjtë dhe largon lëkurën e vdekur nga shputat (Video)

Sikur të mos mungonte tundimi i aeroplanit, disa pasagjer e kanë pasur fatin e keq ta kenë pranë një njeri të pështirë, që pastronte nën thonj dhe largonte lëkurën e vdekur nga shpuat e këmbëve.

Jade Thomas dhe Trong Guyen po udhëtonin nga Kuala Lumpur i Malajzisë, për pushime në Hanoi të Vietnamit, që patën fatin e keq ta kenë pranë këtë njeri të pasjellshëm, transmeton Telegrafi.

“Prej se nisi fluturimi, ai i mbështeti shputat e pista për karrige, për të filluar më pas me pastrimin e tyre. Madje, të gjitha papastërtitë i hidhte në dysheme” ka shkruar Thomas.


Videoja që mund ta shihni më poshtë, tregon sjelljen e pahijshme të udhëtarit, të cilën kurrë nuk do ta donit pranë.

“Tregoni për shokun që e meriton të jenë afër këtij njeriu” si dhe “do vjellja gjatë tërë kohës, nuk do më mbetej asgjë në trup”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telefrafi/