LAJMI I FUNDIT:

Johhny Depp paditet për goditje të një anëtari të xhirimit të filmit “City Of Lies”

Johhny Depp paditet për goditje të një anëtari të xhirimit të filmit “City Of Lies”

Johnny Depp është paditur nga një anëtar i ekuipazhit të filmit “City Of Lies” sepse u rrah nga ana e aktorit gjatë xhirimeve.

Incidenti thuhet se ndodhi në prill të vitit 2017, gjatë xhirimeve të një skene të një filmi që i kushtohet vrasjes të pazgjidhur të dy reperëve – Tupac Shakur dhe Bigi Smalls (The B.I.G. Notorious).


Kur menaxheri i xhirimeve Greg Brooks i tha aktorit se duhet të përsërit xhirimet për disa herë deri sa ta bëj më të mirën, Depp reagoi dhunshëm dhe e goditi atë dy herë në brinjë.

Johnny Depp (Getty Images)

Brooks pohon se për skenën me të shtëna me armë në qendër të Los Angelosit, Depp punësoi dy miqtë të tij.

Se xhirimet nuk kishin shkuar siç kishte planifikuar, ai njoftoi producentin Brad Farman se do të ndërpresë xhirimet në rast se nuk do të përsëriten regjistrimet.

Brooks pretendon më tej se Depp e telefonoi dhe i kërkoi falje duke i ofruar dëmshpërblim prej 100 mijë dollarësh.

Shuma e kompensimit që Brooks kërkon nga Johnny Depp nuk është bërë e ditur, por besohet se është mbi atë që ka ofruar aktori. /Telegrafi/