LAJMI I FUNDIT:

UP-ja këtë vit do të pranojë 8,411 studentë, vetëm në Fakultetin Ekonomik 1,963

UP-ja këtë vit do të pranojë 8,411 studentë, vetëm në Fakultetin Ekonomik 1,963

Edhe këtë vit institucioni më i madh i arsimit të lartë në vend Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj.

Nga 9 deri më 17 korrik do të jetë i hapur konkursi për pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2018/2019.

Sipas njoftimit të UP-së këtë vit do të pranohen 8,411 studentë në 13 fakultete të këtij institucioni, derisa provimi pranues do të jetë në mes datave 19 deri më 21 korrik, varësisht nga fakulteti ku do të aplikojë kandidati.


Shpallja e rezultateve do të bëhet në mes datave 22 dhe 26 korrik, ku studentët e pakënaqur kanë mundësi që brenda 48 orëve nga shpallja e rezultateve preliminare.

Fakulteti që do të pranoj numrin më të madh të studentëve është Ekonomiku me 1,963 sosh, për të vazhduar me Fakultetin Juridik me 952 kandidatë, Fakultetin Filozofik me 727 kandidatë, filologjiku me 686 kandidatë, Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore 666, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike 648, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë 630, Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike 546, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 451, Fakulteti i Mjekësisë 441, Fakulteti i Edukimit 319, Fakulteti i Arteve të Bukura 203 dhe Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit 179 kandidatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori