LAJMI I FUNDIT:

Vijon afati për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së, seanca akoma nuk është caktuar

Vijon afati për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së, seanca akoma nuk është caktuar

Këtë javë duhet të fillojë procedura kuvendore për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, por akoma është e paqartë nëse kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski, do të caktojë seancë.

Ai dje në disa media tha se nuk do të caktojë seancë të komisionit, nëse partitë nuk merren vesh dhe nuk japin dritë të gjelbër për këtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të kundërtën ai tha se nëse e fillon procedurën pa lejen e partive, procesi nuk do të ketë sukses dhe gjithë procedura do të duhet të nis nga fillimi.


OBRM-PDUKM-ja më herët ka thënë se që ajo të jep dritë jeshile për KSHZ-në, duhet të miratohen ligji për financimin e partive dhe ligji për qeverinë, pasi sipas tyre, kjo ka qenë marrëveshje para se OBRM-PDUKM-ja të kthehet në Parlament.

Afati për formimin e KSHZ-së ka kaluar më 29 gusht, ndërsa përbërja e re do të ketë mandat prej gjashtë muajve dhe të realizojë referendumin për çështjen e emrit, i cili sipas kryeministrit Zoran Zaev duhet të mbahet në shtator ose tetor të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Lajme
Kalo në kategori