Parku Kombëtar “Malet e Sharrit” është atraksion për një numër të madh të turistëve brenda dhe jashtë Kosovës.
Por ata që dëshirojnë të investojnë në Prevallë, thonë se kanë probleme të shumta me marrjen e lejes në Ministrinë e Ambientit.
Gent Loli ka tetë vite që nga Shqipëria vjen në Bjeshkët e Prevallës, e këto bjeshkë ka shumë arsye pse i viziton.
“Vijmë bashkë më familjen, jemi shumë të kënaqur këtu, është një klimë e mrekullueshme. Janë të rralla këto vende që të vizitohen nga turistët, në këtë rast siç jemi ne”, deklaron turisti nga Shqipëria për RTV Dukagjinin.
Për këto 21 ditë sa qëndron në këto bjeshkë ai thotë se merr motiv për krejt vitin, por ka një porosi për Qeverinë e Kosovës .
“Qeveria e Kosovës ka nevojë të investojë mbi këto vende, sepse nga bisedat që kam pasur me vendasit, janë shumë toka shtetërore këtu që mund të menaxhohen më mirë në aspektin e lejeve të ndërtimit”, shprehet më tej turisti nga Shqipëria, Genti Loli, përcjell Telegrafi.
Ky vend që ndryshe njihet si Parlamenti i Bjeshkës, për çdo mëngjes mbledh qindra persona që qëndrojnë për të marrë ajrin e pishave i cili thuhet se është shërues.
Për të shijuar gjithë këtë natyrë që kanë këto bjeshkë, Mirvete Binaku merr rrugë nga Suedia.
“Këtu erdhëm për ajër të pastër, për qejf, shëtitja i bën mirë shëndetit”.
Por Binaku edhe pse ka dëshirë të investoj në këtë anë, ka hasur në disa probleme.
“Kam blerë një truall këtu, është ndërtuar një bazament, por është e pamundur të ndërtohet sepse sipas qeverisë ai bazament është pa leje” shprehet Mirvete Binaku.
Edhe bizneset e kësaj ane ankohen se nga Ministria e Mjedisit nuk po arrijnë të marrin leje për ndërtim, e për këtë janë të detyruar edhe të kthehen turistët që vijnë nga larg. Sipas tyre leje po u jepet vetëm për prona private./Telegrafi/
https://youtu.be/D7RF0LwvLEg
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje