Komuna e Podujevës dhe “HIB Petrol” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, sipas së cilës ofrohen lehtësira për fermerët llapjanë, gjegjësisht furnizim me çmim më të lirë me derivatet e naftës.
Zyrtarë të lartë të Komunës së Podujevës, nënkryetari Nexhmi Rudari dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi, kanë zhvilluar një takim me Salih Hotin, përfaqësues i “HIB Petrol”, ku është biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e bujqësisë, sipas kushteve të tregut dhe normave të besimit reciprok, për mbështetje fermerëve llapjanë.
Në takimin e sotëm u nënshkrua Marrëveshja e bashkëpunimit në mes Komunës së Podujevës, e përfaqësuar nga Vezir Januzi dhe Salih Hoti përfaqësues i “HIB Petrol”, sipas se cilës kjo kompani do t’i furnizojë fermerët e llapjanë në mënyrë të vazhdueshme me derivate me një zbritje në çmim prej 5 centësh, për një litar, krahasuar me çmimin ditor në pikën e karburantit ku ata furnizohen.
Marrëveshja e arritur është njëvjeçare dhe është e dedikuar vetëm për mjete bujqësore që shërbejnë për punimin e tokave bujqësore.
Në kuadër të marrëveshjes DBPZHR është obliguar t’ia ofrojë kompanisë listat e përditësuara të fermerëve.
Të gjithë fermerët që dëshirojnë të përfitojnë nga zbritja në çmimin ditor të tregut të derivateve duhet të prezantojnë në kompani numrin identifikues të fermerit, që janë të regjistruar në DBPZHR si fermerë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur