Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese, është e përkushtuar në përmbushjen e objektivave strategjike, në luftimin dhe zbulimin e të gjitha veprimtarive kriminale, duke përfshirë edhe veprat penale të fajdesë e detyrimit.
Sipas PK-së Veprat penale (VP) ‘fajdeja’ dhe ‘detyrimi’ kryhen për përfitime materiale, ku fajde-dhënësit iu japin para të gatshme personave të ndryshëm, duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar të tyre në kuptimin material dhe të gjykimit të gabuar të situatës materiale.
PK ka bërë të ditur se bazuar në mandatin e saj ligjor, mbledh dhe analizon të dhëna për dukuri të ndryshme kriminale, të cilat mund të paraqesin rrezik për shoqërinë, dhe njëkohësisht bën planifikime operacionale për parandalimin e veprave penale, në rastin konkret është hartuar plani operativ “Stop fajdesë dhe detyrimit”, përcjell Telegrafi.
Qëllimi i këtij plani sipas Policisë është identifikimi, parandalimi, hetimi dhe arrestimi i të dyshuarve që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar me VP të fajdesë dhe detyrimit.
“Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me luftimin e këtyre veprave penale si dhe bashkëpunimi me qytetarët në këtë drejtim është i domosdoshëm. Vlen të potencohet se në këtë aspekt PK-ja ka bashkëpunim shumë të ngushtë me qytetarët, ndaj të cilëve jemi shumë mirënjohës dhe falënderues.
Me qëllim të sensibilizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me qytetarë, si dhe me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale fajde & detyrim ftojmë qytetarët që kanë informata ta kontaktojnë Policinë e Kosovës në tel: 192, 038 550 999, 0800 19999, ku i sigurojmë se të gjitha informacionet e tyre do të trajtohen me seriozitet”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare